INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
50 turistë bllokohen në ishullin e Sazanit për shkak të motit të keq. Mes tyre dhe gazetar mediave të huaja

50 turistë bllokohen në ishullin e Sazanit për shkak të motit të keq. Mes tyre dhe gazetar mediave të huaja

Publikuar më: 15:00 17-07-2018

50 turistë u bllokuan ditën e sotme në ishullin e Sazanit për shkak të motit të keq.

Sipas njoftimit turistët kishin udhëtuar drejt ishullit me një anije të vogël.

Mes turistëve të bllokuar edhe një grup korrespondentëve të agjencive të huaja të lajmeve.

Gazetarët kërkuan ndihmë pranë Forcës së Armatosur pasi dallgët e larta penguan lëvizjen e tyre për disa orë.

Anija e klasit “Iliria” është nisur drejt portit të Vlorës me të gjithë turistët në bord, përfshirë dhe disa fëmijë.

Megjithatë bllokimi i tyre nuk zgjati për shumë gjatë pasi Flota Detare e klasit Iliria ka ndërhyre për tiu ardhur në ndihmë.

Article Logic
Execution time: 0.0035531520843506