INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
50 viktima në Zelandën e Re/ Facebook fshin 1.5 milion video pas skandalit terrorist

50 viktima në Zelandën e Re/ Facebook fshin 1.5 milion video pas skandalit terrorist

Publikuar më: 08:24 18-03-2019

Ditën e premte Facebook u vendos sërish në qendër të akuzave dhe polemikave.

Terroristi Brenton Tarrant transmetoi live për rreth 17 minuta sulmin terrorist në Zelandën e Re ku u vranë 50 njerëz.

Rrjeti më i madh social u akuzua që nuk siguron asnjë filtër mbi videot live, apo mbi videot me përmbajtje dhune e krimi që shfaqen në të.

“Në respekt të personave të goditur nga kjo tragjedi dhe shqetësimeve të autoriteteve lokale, po heqim edhe të gjitha versionet e modifikuara të videos që nuk kanë përmbajtje grafike",- u shpeh Garliuck.

Lidhur me këto akuza përgjegjësja e Facebook në Zelandën e Re, Mia Garluick, gjatë një komenti pas masakrës së Chrischurch tha se në 24 orët e fundit, janë hequr 1.5 milion video nga sulmi, dhe 1.2 milion video janë bllokuar teksa po ngarkoheshin në internet.

"Do vazhdojmë të punojmë ditë e natë për të hequr këto video, duke përdorur një kombinim të teknologjisë dhe të njerëzve’, - ka siguruar Garliuck.

Article Logic
Execution time: 0.0035908222198486