Gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë. Sipas të dhënave të uniformave blu bëhet fjalë për një 50 vjeçar, i cili është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore.
Njoftimi i Policisë së Vlorës:
“Rreth orës 8 të mëngjesit të sotme në fshatin Shën Vasi, Himarë, në oborrin e banesës së tij, ku banonte i vetëm është gjetur nga të afërmit, i pajetë shtetasi L.Q., rreth 50 vjeç. Dyshohet se vdekja ka qenë natyrale pasi nga këqyrja dhe verifikimi paraprak trupi i pajetë nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e plotë të shkakut të vdekje”.