Një 52 vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë pasi posedonte lëndë narkotike.
Ai u kap dje në mëngjes në Olibia të Italisë dhe është i njohur për oerganet e policisë.
Karabinierët ngritën dyshimet pasi shqiptari ishte duke u kthyer nga një udhëtim në gadishull nga Korsika.
Kjo u pasua nga një kërkim i kujdesshëm i makinës, duke sekuestruar 1.5 kg heroinë, e ndarë në tri pako, ndërsa në shtëpi, shqiptarit Ramaza Malo iu sekuestruar edhe 1.2 kg kokainë.
Shqiptari është arrestuar dhe është transferuar në burgun e Sassarit në Bancali.