INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
500 mijë njerëz nderojnë kampionët francez në atdhe, ceremoni madhështore! [FOTO]

500 mijë njerëz nderojnë kampionët francez në atdhe, ceremoni madhështore! [FOTO]

Publikuar më: 09:40 17-07-2018

Kampionët e saposhpallur të botës megjithëse mbërritën në Paris me një orë vonesë nga Rusia, u pritën mes brohorimash me makinat që ishin vendosur rreth aeroportit për t’u uruar mirëseardhjen në atdhe.Gjithçka nisi me një tabelë elektronike që i përgëzonte për suksesin në tokën ruse, me ekipin që zbriti nga avioni i linjës “AIRFRANCE”.

Nuk mund të mungonte për Didie Deshamp dhe 23 të besuarit e tij tapeti i kuq, të cilët nga aeroporti “Charles De Gaulle” iu drejtuan “Champs Elysées” ku sfiluan mbi një autobus të hapur mes popullit francez (500 mijë) në delir. Nga Loris deri tek Areola e gjithë skuadra për më shumë se një orë u përshëndet me turmën, teksa nuk munduan postimet në rrjetet sociale nga ana e futbollistëve, të cilët vazhdonin të bënin “pasime” të trofeut.

franca_2.jpg

Një ekip që arrin diçka të tillë meriton nderimin më të madh. Me një vendim të kreut të shtetit, protagonistët e netëve magjike ruse do të nderohen në një datë ende për t’u përcaktuar me urdhrin e “Legjionit të Nderit” për merita të jashtëzakonshme në shërbim të atdheut. Ashtu si kampionët e 1998-ës, edhe ata të këtij viti do të marrin vlerësimin e institucionalizuar që në vitin 1802 nga Napoleon Bonaparte. Një urim tejet i veçantë i ka ardhur Didie Deshampit dhe të besuarve të tij nga Muzeu i Luvrit, të cilët nëpërmjet një “Xhokonde” të veshur me fanellën e Francës, i kanë uruar për suksesin. Bashkia e Parisit ka vendosur gjithashtu të nderojë kampionët, duke modifikuar emrat e stacioneve më të njohura të metropolit francez si “Deschamps Elysées” apo “Victor Hugo Lloris”, pa harruar edhe të famshmin “Etoile” (Ylli) që nga dje do të jetë “2 Etoiles” (Dy yjet).

Megjithëse jashtë 23-shes për zgjedhje teknike, Karim Benzema nuk ngurroi të uronte shokët e tij për suksesin në tokën ruse. Për sa kohë do të jetë Deshamp në krye të stolit francez, sulmuesi nuk do të jetë pjesë e Francës, por jetës nuk i dihet, mbase suksesi ftoh gjakrat. Gjakftohti në këtë rast ishte Zinedin Zidan. Edhe ai i uroi kampionët dhe ish-shokun e tij të skuadrës, teksa mediat vendëse kanë nisur të flasin për një largim të mundshëm të trajnerit aktual, vendin e të cilët mund ta zinte pikërisht Zizu.

franca_1.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0038609504699707