Koncerti madhështor i këngëtarit të hitit të “Despacito”, Daddy Yankee, u prit me padurimim nga mijëra shqiptarë në “Sheshin Skëndërbej”.
Sapo u bë i ditur lajmi për ardhjen e tij, biletat nisën të shiteshin online që në muajin maj.
Tanimë, pak pas përfundimit të koncertit mediat shqiptare kanë bërë publike një listë të çmimeve të biletave për të parë koncertin e këngëtarit:
Sipas “Bliz.al”, bileta më e lirë, standarde (rrjedhimisht më larg skenës): 23 euro. Bileta “Golden circle” (pak më pranë skenës): 33 euro, ndërsa bileta “Platinium circle” (me pamje shumë të mirë, pranë skenës): 48 Euro
Sigurisht, edhe paketa të tjera VIP të cilat ishin më të kushtueshme. Ato fillonin nga 1484 Euro (8 persona në tavolinë), 2480 Euro (10 persona në tavolinë), 4976 Euro (12 persona në tavolinë). Në këto paketa përveç pamjes së mirë, ulëseve, personat kishin në çmim edhe një shishe pije alkoolike që ata vetë zgjedhin sipas dëshirës).