INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''5000 euro ose të vrava''/ Ja si e pëson i riu në Korçë

''5000 euro ose të vrava''/ Ja si e pëson i riu në Korçë

Publikuar më: 11:38 05-08-2019

Një 37 vjeçar është dënuar nga policia e Korçes për gjobvënie. 37 vjeçari ka kërcënuar me thikë një biznesmen në Korçë dhe në këmbim të jetës i ka kërkuar ti jepte 5000 euro.

Policia thotë se autori ishte me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit
Edison Lumi, 37 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”).

Ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas ka kanosur me thikë, një biznesmen në qytetin e Korçës, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 Euro.

Nga tërësia e veprimeve të kryera shtetasi i lartpërmendur, ka konsumuar elementët e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore, në ngarkim të këtij shtetasi.

Article Logic
Execution time: 0.0040280818939209