Një shtetas shqiptar është arrestuar nga Policia Financiere e Komandës Provinciale Catania, pasi i janë gjetur 50kg marihuanë.
Lënda narkotike ishte e fshehur në një furgonë frigoriferik ku i riu shqiptar ishte shofer, dhe për destinacion kishte tregun vendas.
Sipas policisë i arrestuari është Ervis Ismailaj, dhe gjatë një kontrolli rutinë 29-vjeçari u zbulua për shkak të nervozizmit.
Drogë është gjetur në pjesën e pasme të furgonit e vulosur në disa qese.
Nëse lënda narkotike do të dilte në treg pritej të kapte vlerën e 300 mijë eurove.