INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

52 mijë vota të pavlefshme. Ndëshkim që kushton deri në 10 deputetë[VIDEO]

Publikuar më: 13:21 14-06-2017

Zgjedhjet e së dielës në Kosovë kanë rezultuar me një numër të madh të votave të pavlefshme. Mbi 52 mijë votash kanë shkuar dëm duke ngjallur kështu reagime të shumta në nivel vendi. Në zgjedhjet e tjera votat e pavlefshme shkonin diku te 27-30 mijë, por kësaj janë hedhur gati dy herë më shumë. Sipas analistëve, kjo tregon se, qytetarët e kanë humbur besimin te politikanët. Analistët thonë se kjo është votë ndëshkuese, e se njerëzit e kanë prishur fletë-votimin për shkak të pakënaqësisë me të gjitha subjektet politike në Kosovë. Me këtë numër votash kanë humbur rastin që të zgjidhen si deputetë të paktën 7 deri në 10 kandidatë. Ndërkohë formimi i qeverisë së Kosovës duhet të presë derisa të formohet koalicioni qeverisës. I ashtuquajturi Koalicioni i Luftës, (PDK-AAK-Nisma)mori shumicën e votave në zgjedhjet e zhvilluara në Kosovë por ai nuk mund të formojë qeverinë pa një koalicion me subjektet tjera politike. Në kohën kur koalicionet dhe subjektet diskutojnë për arritjen e një marrëveshje kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasnqi, ka dhënë një propozim për formimin e qeverisë së ardhshme. Ai propozon që koalicioni ku bën pjesë edhe partia e tij të tërhiqet nga pozicioni për ta bërë qeverinë vetëm, dhe me Haradinajn kryeministër. Krasniqi ka propozuar një qeveri gjithëpërfshirëse ku do të marrin pjesë të gjitha partitë politike sipas fuqive politike që kanë marr nga qytetarët e Republikës.

Article Logic
Execution time: 0.0033760070800781