INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
52-vjeçari nga Përmeti i lutet gjyqtarit: Më lër në burg!

52-vjeçari nga Përmeti i lutet gjyqtarit: Më lër në burg!

Publikuar më: 17:16 26-08-2017

Luan Komani është 52 vjeçari nga Përmeti i cili është arrestuar për herë të tretë nga policia për rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Komani i ka kërkuar gjyqtarit që ta lërë në burg pasi nuk ka mundësi për të paguar detyrimin prej 200mijë lekësh.

“Jam me ‘Kemp’”, - tha burri me prejardhje nga Përmeti që edhe pse më herët ka punuar si financier, tashmë nga papunësia, varfëria e ka vendosur me shpatulla pas muri.

“Unë dhe familja ime jetojmë me 27 mijë lekët e ‘kempit’ që më jep shteti”, - tha Luan Komani. “As vajzat, që të dyja studente, as gruaja, nuk  po gjejnë punë dhe për shkak të borxheve kemi vendosur në shitje shtëpinë”.

52-vjeçari i tha gjyqtarin Julian Haxhia se për shkak të varfërisë dhe pamundësisë për të paguar borxhin e dritave ka tentuar të vrasë veten, por pas kësaj ngjarjeje i kishte dhënë fjalën policisë se nuk do dorëzohej.

Me kërkesë të prokurorit, Gjykata vendosi masën arrest shtëpiak ndaj 52-vjeçarit, i cili pas vendimit nuk shfaqi asnjë shenjë gëzimi që shpëtoi nga qelia

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498