INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
53 deputetë për herë të parë. Ja kush janë…

53 deputetë për herë të parë. Ja kush janë…

Publikuar më: 15:36 28-06-2017

Nga 140 mandate të legjislaturës së 9-të, në Kuvend për hërë të parë do të hyjnë do të ulen 53 deputetë të rinj.
PS do përfaqësohet nga 26 deputetë të rinj.

Qarku Tiranë, dy deputetë të rinj
Nga 18 fitues në qarkun me numër mandatesh më të lartë PS-ja ka vetëm dy emra, që do të futen për herë të parë në Parlament. E para është kryesuesja e listës së kandidatëve dhe ish ministrja e Brendeëshme Elona Gjebreja dhe ajo e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në qarku Durrës, katër deputetë të rinj
Ata janë Ilir Ndraxhi, Roland Xhelilaj, Jurgis Çyrbja dhe Rrahman Rraja.

Qarku Elbasan, dy deputetë të rinj
Nga qarku i Elbasanit ku PS-ja fitoi 7 mandate, do të ulen për herë të parë dy deputetë; Arben Kamami dhe Nuri Belba.

Qarku Korçë, dy deputete të reja
Ish-drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali dhe Edlira Boden

Qarku Fier, dy deputetë të rinj
Në qarkun e Fierit, janë dy emra, nga 10 mandate, që do të ulen për herë të parë në Parlament. Ata janë, Tatiana Piro dhe Xhevit Bushaj.

Qarku Vlorë, katër deputetë të rinj
Në qarkun Vlorë janë katër emra të rinj nga 8 deputetë të fituar; Vilma Bello, Alket Hyseni, Vullnet Sinaj dhe Fatmir Velaj.

Qarku Shkodër, dy deputetë të rinj
Qarku i Shkodrës ku PS-ja ka marrë 4 mandate, dy janë deputetë që janë zgjedhur për herë të parë, Senida Mesi dhe Luan Harusha.
Partia demokratike do përfaqësohet në parlament me 20 të rinj. Ajo morri 43 mandate dhe gati gjysma e tyre janë për herë të parë deputetë.

PD deputetë e rinj:

Qarku Tiranë, tre deputet të rinj
Nga 11 mandate q PD-ja siguroi nga qarku Tiranë, tre janë mandate që shkojnë për deputet të rinj në kuvend. Orjola Pampuri, Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit si dhe Grida Duma, janë emrat e rinj të PD-së në parlamentin e ri.

Qarku Korçë, katër deputet të rinj
Nga lista e qarkut Korçë do të ulen për herë të parë në radhët e demokratëve të katër mandatet e fituara në këtë qark. Valentina Duka, Ervin Salianji, Sekretar i Aksionit Qytetar në PD, Hekuran Hoxhalli dhe Klevis Balliu.

Qarku Shkodër, katër deputet të rinj
Edhe për qarku Shkodër, do të ul emra të rinj në parlament; Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Lorenc Luka, Bardh Spahia.

Qarku Elbasan, një deputet i ri
Në qarkun e Elbasanit ku PD-ja pësoi një disfatë jo të vogël, Endri Hasa është zgjedhur për herë të parë deputet.

Qarku Fier, një deputet i ri
Luan Baçit do të ulet në parlament për herë të parë si deputet.

Qarku Vlorë, dy deputetë të rinj
Nga qarku i Vlorës, ku PD-ja nuk mundi të siguronte mandatet e dy ish-deputetëve Arben Ristait dhe të Dashamir Tahri, do të ulë në kuvend, dy deputetë të rinj; Agron Shehaj dhe Nadire Meçorapaj.

Qarku Lezhë, dy deputet të rinj
Nga qarku i Lezhës në Parlament hyn kryebashkiaku, Andon Frrokaj dhe Lindita Metaliaj.

Qarku Dibër, një deputet i ri
Nga qarku Dibër, PD-ja ka fituar dy mandate. Atë të deputetes aktuale, Dhurata Cupi dhe mandatin e deputetit të ri, Xhemal Gjunkshi.

Qarku Kukës, një deputet i ri
Ai quhet Isuf Çelaj.

Deputetë të rinj LSI:
Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë 5 emra që do të ulen për herë të parë në parlament.

Qarku Tiranë, dy deputetë të rinj
Floida Kërpaçi është kryetare e LRI-së dhe e renditur e katërta në listë dhe Endrit Brahimllari, i cili është edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Qarku Durrës, një deputete e re
Zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj është zgjedhur deputete nga votat e qytetarëve të qarkut Durrës.

Qarku Vlorë, një deputet i ri
Një emër tjetër që nuk ka qenë në parlament është Shezai Rrokaj, aktualisht kryetar i grupit të këshilltarëve të LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Rrokaj u zgjodh nga vota e qytetarëve të Vlorës.

Qarku Lezhë, një deputet i ri
Në Lezhë LSI-ja ka arritur të marrë një mandat, atë të Viktor Tushaj i cili hyn edhe ai për herë të parë në parlament.

Ndërsa PDIU nga tre mandate të siguruara, ka dy deputet të rinj.
Nga rradhët e PDIU-së janë dy deputetë që do të ulen për herë të parë në parlament. Ajo është deputetja e re, Reme Lala e zgjedhur në qarkun Dibër dhe biznesmeni Bujar Muça, i vendosur në dyti pas Aqif Rakipit, në qarkun e Elbasanit.

Article Logic
Execution time: 0.0014970302581787