Ka zgjedhur një mënyrë shumë të rëndë për ti dhënë fund jetës një 57 vjeçar nga Bilishti. Mësohet se 57 vjeçari K. Ç, nga Bilishti i ka dhënë fund jetës duke u vetëdjegur. Sipas të dhënave të uniformave blu ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në banesën e tij private.
Mësohet se shtetasi me iniciale K.Ç është lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes. Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe të Ambulancës.
57-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në spital, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.
Nga hetimet e para, dyshohet se ky shtetas ka patur probleme mendore. Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.