Shqiptarët vijojnë të baktisin vendin dhe shifrat janë të larta. Kjo duket nga kërkesat për azil në vendet e BE. Vetëm në tremujorin e tretë të vitit 2017 të regjistruar të rinj për të përfituar azil rezultojnë 5900 shqiptarë. Eurostat thotë se të parët, që kërkojnë azil janë sirianët, irakenët dhe afganët e më pas shqiptarët. Më shumë ata kërkojnë azil në Gjermani, Itali dhe Francë.