Policia e Durrësit ka arritur të sekuestrojë 6.5 kg lëndë narkotike në portin e Durrësit në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe u arrestua në flagrancë një person.
Fatbardh Kokomeci 54 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në autobusin e drejtuar prej tij, u gjet sasia e drogës e cila ishte e fshehur pas sedileve të fundit .
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi I lëndëve narkotike" e mbetur në tentativë.
Ndërkohë në Kavajë është finalizuar operacioni “Prita” dhe si pasojë janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, të cilëve u janë sekuestruar 65 bimë Cannabis Sattiva.
Më datë 08.07.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë finalizuar operacionin "Prita", ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
- Harun Zenel, 54 vjeç, banues në Kavajë
- Alket Zeneli, 23 vjeç, banues në Kavajë
Shërbimet e Komisariatit Kavajë, më datë 30.06.2017, në vendin e njohur si "Kroi i Kishës", kanë konstatuar një sipërfaqe në të cilën ishin mbjellë disa bimë të dyshuara narkotike të llojt Cannabis Sattiva
Mbas vëzhgimeve të shumta, është bërë e mundur kapja e shtetasve të sipërpërmendur duke punuar në këtë parcelë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 65 bimë të dyshuara narkotike të llojt Cannabis Sattiva.
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 284/2 i Kodit Penal.