INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 arsye pse ju vonohen menstruacionet, përvec shtatzënisë

6 arsye pse ju vonohen menstruacionet, përvec shtatzënisë

Publikuar më: 16:47 01-10-2016

Cikli i çregullt menstrual është një shqetësim sot për shumë femra. Dhe arsyet se pse cikli vonohet nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me një shtatzani të mundshme.

Prandaj,  po ju rendisim arsyet kryesore të vonesës së ciklit menstrual:

1. Stresi

Stresi është një ndër arsyet kryesore edhe për vonesën e menstruacioneve, pasi trupi jep sinjale të një gjëndjeje jo normale, që shkakton shpesh edhe vonesë në cikël.

2. Humbje e madhe peshë  ose ushtrime të shumta fizike

Sipas studimeve, problemet me humbjet e mëdhaja në peshë apo me ushtrimet e shumta fizike mund te shkaktojne cikël menstrual të vonuar, pasi organizmi nuk ndihet në formën e vet natyrale, ka pësuar ndryshime dhe duhet pak kohë derisa çdo gjë të kthehet sërish në normalitet

3. Çregullime të tiroideve

Tiroidet janë përgjegjëse edhe për metabolizmin e organizmit tuaj si dhe kanë lidhje me shumë sisteme të tjera në trup. Prandaj nëse keni çregullime të tiroideve, duhet ti kuroni pasi ato shkaktojnë edhe vonesa në ciklin menstrual.

4. Intoleranca ndaj glutenit

Nëse jeni një person që vuani nga intoleranca ndaj glutenit por nuk jeni kujdesur siç duhet për veten dhe keni konsumuar ushqime me gluten, kjo shkakton edhe vonesë apo çrregullime të ciklit menstrual.

5. Medikamentet kundra shtatzanisë

Nëse ju përdorni ndonjëhere medikamente të caktuara që janë kundra shtatzanisë, ato krijojnë shpesh edhe çregullim të ciklit menstrual. Në këtë kategori nuk hyjnë kontraceptivët, por më tepër pilulat që veprojnë pas një shtatzanie të padëshiruar.

6. Menopauza e parakohshme

Ka gra që megjithëse ne moshë te re, kalojnë menopauzën e parakohshme, duke filluar rreth moshës 40 vjeç, gjë e cila lidhet drejtëpërdrejtë edhe me ndërprejen e ciklit menstrual.

Article Logic
Execution time: 0.0042071342468262