INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 Arsye pse shoqëria e fëmijërisë është më e mira

6 Arsye pse shoqëria e fëmijërisë është më e mira

Publikuar më: 12:30 04-07-2016
Gjatë jetës krijoni shoqëri të ndryshme.
Herë me zhgënjime dhe herë jo, por ekspertët japin disa arsye, pse shoqëria e fëmijërisë mbetet gjithmonë më e mira.
 
1. Ata ju kuptojnë më shumë 
Ata kanë qenë të pranishëm në shumë aventura, të cilat i keni përjetuar së bashku. Këta miq, ju njohin më mirë se kushdo, sepse njohin te ju karakteristika që në vogëli.
 
2. Eksperiencat tuaja kanë ndodhur në të njëjtën kohë
Eksperiencat tuaja dhe të shoqërisë suaj, kanë ndodhur pothuajse në të njëtën periudhë. Ju keni provuar gjëra të ndryshme, së bashku dhe e kuptoni shumë mirë njëri-tjetrin.
 
3. Nuk ka rëndësi edhe nëse nuk flisni shpesh
Kur ju nuk e keni problem edhe nëse kalon kohë pa folur me këto miq, kjo tregon se ata janë të vërtetë. Shoqëria e vërtet duket, kur nuk e keni problem edhe nëse nuk takoheni shpesh.
 
4. Ju kanë qëndruar pranë në momentet më të vështira
Këta miq ju vlerësojnë për atë çfarë jeni dhe jo për ato gjëra që keni arritur. Ata nuk ju duan për interes, sepse dashuria e tyre për ju është  e pastër.
 
5. Mund t’i pyesni për gjithçka
Ju këto miq i keni për çdo gjë, edhe nëse dëshironi t’i pyesni për diçka që të tjerëve nuk do t’ja bënit kurrë. Ju jeni vetvetja me ta dhe nuk e vrisni mendjen për reagimin e tyre.
 
6. Bëni plane pa u menduar gjatë
Edhe nëse nuk i keni kushtet e duhura për t’i ftuar këta miq në shtëpi, sërish nuk e mendoni gjatë. Ju nuk keni turp, t’i ftoni sipas kushteve tuaja. Ata vlerësojnë çdo gjë tuajën.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725