Seksi nuk është vetëm një akt të cilin e shijojmë, por edhe i shëndetshëm. Arritja e orgazmës mund t’ju bëjë të dukeni më të rinj në moshë dhe gjithashtu ju mbron ndaj sëmundjeve. Orgazma po ashtu ju heq nepsin për ushqimet jo të shëndetshme, si dhe ul riskun për kancerin e prostatës.
Një studim i fundit nga universiteti “Duke” ka dalë në konkluzionin se duhet të kemi më shumë se 200 orgazma në vit në mënyrë që të arrijmë këto përfitime. Po ky studim arriti në një lidhje mes një jete seksuale të shëndetshme dhe të ndjerit e të dukurit 6 vite më i ri. Ja 6 arsyet se pse duhet të bëni më shumë seks.
Lëkurë që shkëlqen
Pas orgazmës ka çlirim të endorfinës që sjell shtim të qarkullimit të gjakut dhe oksigjenit. Për këtë arsye lëkura juaj merr disa përfitime të bukura. Rrëzëllitja pas seksit është pjesërisht e shkaktuar edhe nga DHEA, e cila është një substancë që e bën lëkurën të shëndetshme dhe u çliron nga komplekset.
Humbja në peshë
Prej vitesh në videoklipet e muzikës pop jemi mësuar me idenë se pas seksit duhet ndezur një cigare, por studimet tregojnë se një akt mund të ndikojë në qendrën e oreksit dhe jep mungesë urie. Përgjatë marrëdhënies trupi prodhon phenethylamine, një amfitaminë natyrale që ul urinë si dhe dëshirën për cigare apo ushqime të shpejta si dhe ndalon mbiushqyerjen. Prandaj orgazmat ju ndihmojnë të luftoni kilet.
Qetësues natyral i dhembjes
Dhembje si ajo e migrenës, premenstruale, artriti, pakësohen si pasojë e çlirimit të oksitoksinës, një opiat me veti analgjezike.
Përmirëson shëndetin
Njerëzit që kryejnë seks në mënyrë të rregullt kanë më shumë IgA dhe antitrupa që luftojnë infeksionet. Prandaj seksi ju bën të shëndetshëm, si dhe të jetoni më gjatë.
Përmirësim i qarkullimit të gjakut
Qarkullimi i gjakut dhe prodhimi i sekrecioneve vaginale/seminale shtohet gjatë seksit, duke sjellë oksigjen të pastër dhe duke vepruar si antibakterial që përmirëson rezistencën tuaj ndaj baktereve.
Mbrojtës ndaj kancerit
Një mesatare prej 21 ejakulacionesh në muaj ul rrezikun për zhvillimin e kancerit të prostatës te meshkujt me 33%, kështu që përse të mos e provoni?