INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 arsye të papritura përse vagina juaj mund të mbajë erë të keqe

6 arsye të papritura përse vagina juaj mund të mbajë erë të keqe

Publikuar më: 18:45 28-09-2017

Na vjen keq vajza, por organi juaj gjenital ka një aromë karakteristike (jo trëndafili) dhe këtë gjë nuk mund ta shmangni. Megjithatë, ka një diferencë mes erës së saj dhe një ere tjetër, më të keqe dhe aspak të zakonshme. Përveç aromës që vjen nga ndonjë lloj infeksioni ka disa faktorë të tjerë përse vagina juaj mund të ketë një erë aspak të këndshme.

Ushqimi që konsumoni
Ekspertët nuk gënjejnë kur thonë se dieta është gjithçka. Ajo ndikon në mënyrën se si ndiheni fizikisht, mendërisht dhe, me sa duket, çfarë ere vjen vagina juaj.
Sipas LiveStrong, ushqimi nuk është një shkak i drejtpërdrejtë i erërave vaginale, por ngrënia e ushqimeve të aromatizuara ose me erëza, si produktet e qumështit dhe të mishit, mund të "kontribuojë në ndryshimet e mjedisit vaginal dhe të ndikojë në aromat e sekrecioneve vaginale".

Produktet e higjenës

Mënyra më e mirë për të mbajtur vaginën e shëndetshme është të shmangni çdo produkt me parfume ose ngjyra.
Këto produkte mund të dëmtojnë balancën bakteriale dhe në të vërtetë mund të shkaktojnë infeksione (të cilat mund të rezultojnë në një erë të keqe).
Duke qënë se vagina është një pjesë e brishtë e trupit të femrës, ju duhet të jeni të kujdesshëm kur zgjedhni produkte higjienike ose lubrifikuesit. Kontrolloni gjithmonë etiketat e produktit dhe qëndroni larg nga përbërësit që nuk i njihni, pasi mund të shkaktojnë irritim.

Tamponët
Rregulli i artë i tamponëve është t’i ndërroni ato shpesh (çdo katër orë). Nëse e mbani gjatë, shumë gjatë një tampon në vaginë, kjo mund të jetë e rrezikshme. Jo vetëm që do vijë erë e pakëndshme aty poshtë, por mund të bëhët një djep i infeksioneve bakteriale. Nuk do i pëlqente askujt kjo gjë, apo jo?

Prezervativët
Vetëm kur mendon se të kryesh marrëdhënie seksuale me prezervativ, je totalisht e mbrojtur, ndodh që vagina juaj të mbajë një erë aspak të këndshme. Megjithatë, në krahasim me gjithçka tjetër, ky nuk është një problem i madh. Nëse nga ana tjetër, përjetoni kruajtje apo skuqje, bëni mirë të merrni masa të tjera mbrojtëse.

Aktiviteti juaj sportiv
Duke qënë se aktivitet si palestra apo sported intensive ju bëjnë të dërsini, vendi që ka më shumë lagështirë dhe është i mbyllyr, është pikërisht vagina. Për këtë nuk do habiteshit aspak nëse ndjeni një aromë të keqe. Sugjerohet që rrobat e palestrës, t’i ndërroni sa më shpejt të jetë e mundur.

Dehidratimi
Është mirë që ta mbani lëkurën të pastër dhe të hidratuar për të shmangur thatësinë, acarimin dhe plakjen e parakohshme. Uji është zbutësi ideal për vaginën. Mund të përdorni gjithashtu edhe produkte natyrale të padëmshme për të shmangur thatësinë vaginale.

Të gjithë biem dakord: Një vaginë e hidratuar është një vaginë e lumtur!

Article Logic
Execution time: 0.0039308071136475