INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 Fakte interesante që nuk i dinit mbi ndikimin e dëborës në jetën tuaj. Hidhini një sy!

6 Fakte interesante që nuk i dinit mbi ndikimin e dëborës në jetën tuaj. Hidhini një sy!

Publikuar më: 12:16 12-01-2017
“Dëbora sjell ndryshim dhe  gjëra të reja në botë”, thotë psikologia Sandi Mann.
Ky ndryshim,  sipas saj ju rifreskon mendjen dhe mënyrën si e shikoni jetën. Ajo ju bën të hidhni një hap përpara në jetën tuaj dhe të ndryshoni rutinën. Intv.al ju sjell disa fakte interesante  rreth ndikimit të saj në jetën tuaj:
 
1. Ju jep ndjesinë e relaksit
 “ Dëbora kur bie, sidomos në mes të natës, papritur jua mbush zemrën me ndjesi pozitive”, shkruan autorja Novala Takemoto. Edhe në momentet më stresuese, ajo ju jep ndjesinë e relaksit dhe harrimit të momenteve të këqija të jetës suaj.
 
2. Ju sjell ndërmend fëmijërinë
Ndjesia e dëborës, ju çon pas në kohë. Fëmijëria është gjëja e parë që ju shkon ndër mend. Lumturia e fëmijës që del jashtë dhe luan me dëborë, kthehet papritur në jetën tuaj. Gëzuar fëmijë!
 
3. Keni dëshirë të luani me të dashurit tuaj
Në momentin kur bie dëborë, gjëja e parë që dëshironi të bëni, është të dilni jashtë dhe të luani si të çmendur me njëri-tjetrin. Lërini punët se presin dhe kënaquni!
 
4. I bashkon njerëzit
I ftohti jashtë, bën që shumica e njerëzve të kujtojnë miqtë më shumë. Telefonatat shtohen dhe bëhen së bashku për të shijuar dëborën. Mos harroni: njerëzit e dashur janë pasuria më e madhe.
 
5. Natyra duket më e bukur
Panorama e bukur që merr natyra pas dëborës është magjike. Sipas intv.al, kjo pamje ju bën të mendoni se natyra është edhe më e bukura sa e kishit menduar.
 
6. Ndiheni të dashuruar më shumë
Dashuria është në ajër, sidomos kur bie dëborë. Ndjesi fantastike!
 
Burimi: Huffington Post
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881