INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 fakte që nuk i dinim më parë nga Lori Hoxha [FOTO]

6 fakte që nuk i dinim më parë nga Lori Hoxha [FOTO]

Publikuar më: 14:23 02-01-2017

Lori vendosi t'i thotë të gjitha për vitin e ri...


Lori Hoxha është një nga personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale.
Më së shumti kjo ndodh sepse prej kohësh kjo e fundit është kthyer edhe në një model për vajzat e reja me mënyrën se si ajo vishet dhe si e kuron imazhin.
Lori shpesh poston fotografi edhe nga udhëtimet e saj të shumta gjatë vitit, ku ndan eksperiencat e bukura me ndjekësit e saj. Snapchat-i është vendi ku blogerja është dhe më e lirshme në komunikimin me ndjekësit që ka. Mbrëmjen e kaluar ajo ka vendosur që nëpërmjet këtij aplikacioni të tregojë disa nga sekretet që janë fshehur pas fotografive apo videove që ajo ka postuar në vitin 2016, duke i shoqëruar ato me ndonjë koment me humor, siç i shkon më së shumti për shtat.

 

l1_1483359182-9458294.jpg

Këtu Lori ka treguar një moment të vitit 2016 ku ajo ka vendosur t’i dedikohet vrapit. Me humor ajo ka thënë “ai minuti i nxehtë kur mendova se mund t’i futesha rutinës së vrapit” duke na lënë të kuptojmë se ajo nuk e shijon këtë aktivitet.

l2_1483359190-6838194.jpg

Më pas, duke postuar një fotografi me filtrin e Snapchat-it, që tregon mërzitje, Lori është shprehur: “Gjendja ime gjatë gjithë vitit” (sigurisht edhe këtu ka përdorur doza humori).

l3_1483359199-3551330.jpg

“Kam 592015 fotografi me filtrin e qenit” – është shprehur Lori.

l4_1483359209-2077820.jpg

“Atëherë kur nuk kisha drita” – thotë në një tjetër.

l5_1483359221-2678301.jpg

“Nisa të shikoj “House of Cards” dhe e mbarova për dy javë”.

l6_1483359236-4289163.jpg

“Teksa po shkrepja këtë foto, kam qenë duke ngrirë”, – ka shkruar ajo teksa ka pozuar pranë kullës Eifel në Paris.

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387