INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 filmat më të bukur që duhet t'i shikoni për Krishtlindje. Do shkriheni së qeshuri…[FOTO]

6 filmat më të bukur që duhet t'i shikoni për Krishtlindje. Do shkriheni së qeshuri…[FOTO]

Publikuar më: 15:36 23-12-2018

Jemi në prag festash dhe atmosfera ‘magjike’ e festive të fundvitit ka nisur me kohë. Kudo sheh drita, zbukurime, këngë plot jetë dhe mbi të gjitha je edhe pushim. E ku ka më mirë sesa ditët t’i kalosh duke rikujtuar filmat që kanë shënjuar fëmijërinë dhe adoleshencën përgjatë periudhës së Krishtlindjeve?! Ndaj më poshtë do të shikoni disa nga filmat më të pëlqyër që do t’iu ‘shkrijnë’ së qëshuri, ‘iconstyle’publikon disa prej tyre.

Home Alone (1990)

111111.jpg

Nuk mërzitemi asnjëherë me këtë histori! Kevin, ishte roli që i dhuroi famën Macauley Culkin. Ai harrohet në shtëpi nga prindërit e tij dhe kërcënohet nga rreziku i hajdutëve. Se si përfundon filmi, besojmë se e mbani mend, e nëse jo, shiheni edhe njëherë. Nuk bën dëm!

Jingle All The Way (1996)

222222.jpg

Një baba i fokusuar tek puna harron t’i blejë djalit të tij, Jamie dhuratën e Krishtlindjeve! Ndaj nis një luftë e madhe për lodrën e shumë-kërkuar.

How the Grinch Stole Christmas (2000)

333333.jpg

Pa na thoni, a festohen Krishtlindjet pa parë Grinchin?! Jim Carrey solli në jetë personazhin që do të shënonte në kinematografi. Edhe Grinchi, e ka të pamundur të mos dorëzohet tek dashuria dhe lumturia e Krishtlindjeve.

Love Actually

4444.jpg

Është ndër filmat më të adhuruar britanik! “Love Actually” rrëfen jetën e një grupi të rinjsh, që bëhen gati të festojnë Krishtlindjet. Lista e yjeve që marrin pjesë në këtë film është: Keira Knightley, Bill Nighy, Liam Neeson, Andrew Lincoln, Martine McCutcheon, Hugh Grant, Alan Rickman, Emma Thompson…

The Holiday (2006)      

dfhfgjfjkghfjfgjkjdg.JPG

   

“The Holiday” përshkruan jetën e dy vajzave të reja, të cilat njihen në një rrjet social dhe pranojnë që të lirojnë shtëpinë për njëra – tjetrën. Pra, njëra ikën në Los Angeles dhe tjetra në Londër! Në fund të filmit, të gjithë biem dakort se nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa familja dhe dashuria në Krishtlindje.

Deck the Halls (2006)

6666.jpg

Dy fqinj nisin betejën mes njëri – tjetrit se kush e ka zbukuar shtëpinë më bukur. Matthew Broderick and Kristin Davis, janë fantastikë në këtë film.

Article Logic
Execution time: 0.0045840740203857