INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 Fjalitë që partneri dëshiron t’i dëgjojë çdo ditë

6 Fjalitë që partneri dëshiron t’i dëgjojë çdo ditë

Publikuar më: 13:59 14-10-2016
Çiftet kanë nevojë të dëgjojnë nga njëri-tjetri, fjali që rrisin dashurinë mes tyre.
Ekspertët sugjerojnë se meshkujt kanë specifikisht, disa fjali që duan t’i dëgjojnë nga partnerja e tyre.
 
1. Të respektoj
Dr. Eris Huemer ka sqaruar se edhe pse kjo fjali i përket kohës së vjetër, sërish nuk duhet ta neglizhoni. Duhet edhe t’ja thoni, sa shumë e respektoni. Veprat zënë vend të rëndësishëm, por mos harroni se edhe fjalët kanë efektin e tyre.
 
2. Je tërheqës
Mos kini frikë se do i rritet mendja, sepse do ndihet i vlerësuar nga ju. Ai do mendojë se partnerja e tij vërtet, mendon se ai është tërheqës. Nuk do ketë probleme me mospëlqimin e vetes së tij.
 
3. Faleminderit
Sa shumë e kemi dëgjuar këtë këshillë, por disa nuk e thonë. Për ta thënë është shumë e lehtë, prandaj mos harroni ta përdorni sa më shumë me partnerin tuaj. Ai ka nevojë ta dëgjojë këtë fjalë shpesh.
 
4. Të besoj
Një lidhje e shëndetshme bazohet në besim. Nëse ai nuk është, bëni mirë të ndaheni. Partneri dëshiron ta dëgjojë shpesh  se ju e bësoni  atë. Do shmangni edhe keqkuptimet.
 
5. Miqtë tuaj janë argëtues
Miqësia në jetën e të gjithëve zë një vend të veçantë prandaj vlerësojini miqtë e tij. Kjo gjë e kënaqë dhe do argëtoheni edhe më shumë të gjithë së bashku.
 
6. E ke bërë jetën time më të mirë
Ka rëndësi t’ja vini në pah si ka ndikuar ai në jetën tuaj. T’ja thoni se jeta juaj është përmirësuar në praninë e tij, do e lumturojë shumë.
 
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0021989345550537