INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 Gabimet që duhen shmangur në njohjet online

6 Gabimet që duhen shmangur në njohjet online

Publikuar më: 11:23 07-09-2016
Kohët e fundit njohjet online, po shtohen shumë.
Kjo ndodh, edhe sepse teknologjia ka nxjerrë aplikacione të lehta për të krijuar një njohje online me dikë. Ja gabimet që nuk duhet të bëni:
 
1. Mos merrni vendime të nxituara
Fakti që jeni lënduar në të kaluarën, do ndikojë  në vendime të gabuara. Mos e jepni veten, sikur mezi po prisni të gjeni partner, pasi mund të lëndoheni më shumë. Merrini gjërat më lehtë!
 
2. Jepni informacionin e duhur
Në njohjet  online, duhet ta tregoni veten sa më interesantë. Duhet ta keni profilin tuaj, me info për jetën tuaj, që t’i  tërhiqni vëmendjen dikujt që ju intereson. Mos postoni gjëra të mërzitshme.
 
3. Mos mashtroni
Edhe pse në njohjet online, askush nuk  mund të vërtetojë asgjë, sërish tregoni kujdes. Mos bëni  jepni përshtypjen se jeta juaj është perfekte.
 
4. Mos prisni princeshën, apo princin duke mos bërë asgjë
Nëse dëshironi që të krijoni lidhje me dikë, nëpërmjet aplikacioneve online, mos u tregoni indiferentë. Nuk duhet të prisni vetëm nga të tjerët, mundohuni edhe ju të bëni pjesën tuaj të sakrificës.
 
5. Mos refuzoni njohje për arsye pa rëndësi
Mos u bëni selektivë të ashpër, në lidhje me ndonjë person që po ju ngacmon. Mund të mos jetë perfektë, prandaj jepini një mundësi, mos shikoni detaje të vogla.
 
6. Mos besoni menjëherë
Duke besuar verbërsht dikë që në bisedën e parë, do ju bëjë të mërziteni. Merrni kohën e duhur, e më pas dilni në përfundime
 
Article Logic
Execution time: 0.003464937210083