INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 Gënjeshtra që mund t’i thoni partnerit tuaj

6 Gënjeshtra që mund t’i thoni partnerit tuaj

Publikuar më: 11:04 26-07-2016
Një lidhje e mirë është e ndërtuar në sinqeritet, por ndonjëherë ka momente kur një gënjeshtër e vogël është më efektive se një e vërtet.
 Intv.al  ju sjell sipas ekspertëve, disa prej gënjeshtrave që mund t’i thoni partnerit tuaj:
 
1. Jeni shumë të zënë këtë mbrëmje
Ju vërtet ndiheni të lodhur dhe nuk keni shumë dëshirë të takoni partnerin. Për të shmangur keqkuptimet me të, më mirë thuajini  këtë gënjeshtër të vogël, sesa ta takoni pa dëshirë.
 
2. Pëlqeni programin e preferuar televiziv të partnerit
Edhe pse në fakt nuk ju tërheq si program, fakti që partneri juaj argëtohet me të,  bën të mos refuzoni ta shikoni edhe ju. Nuk ju kushton gjë, të shikoni së bashku në TV, një program që partneri juaj e pëlqen. Kështu do shmangni hatërmbetjet.
 
3. I kuptoni të gjitha shakatë e partnerit
Edhe pse  nuk mund t’i kuptoni të gjitha shakatë, që mund t’ju thotë partneri juaj, sërish bëni sikur në fakt i kuptoni ato. Nuk do e bëni të ndihet në siklet që nuk i kuptoni shakatë e tyre dhe do e kaloni me lehtësi situatën.
 
4. Nuk e keni vënë re njollën në veshjen e tij
Në shumicën e rasteve duhet t’i thoni për ndonjë njollë që mund të ketë në veshjen e tij, por në disa raste nuk duhet. Ndoshta ka një takim të rëndësishëm dhe njolla nuk duket shumë, prandaj mos e fiksoni. Është më mirë të fokusohet në gjërat me rëndësi, sesa në një njollë të vogël.
 
5. Sigurisht, e dashuroni këtë ushqim
Partneri ju ka sjellë diku për të ngrënë dhe për t’ja bërë qejfin mund të gënjeni për ushqimin. Nuk do e bëni të ndihet keq për zgjedhjen që ka bërë dhe do ndihet mirë që ju bëri të shijoni ushqim të mirë.
 
6. Nuk e keni parë mesazhin 
Të harrosh të kthesh përgjigje është diçka normale. Kjo gënjeshtër do shmangë keqkuptimet.
 
Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768