INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 Gjëra që duhet të bëni kur prishni një miqësi të vjetër

6 Gjëra që duhet të bëni kur prishni një miqësi të vjetër

Publikuar më: 11:21 13-07-2016
T’i japësh fund një miqësie të vjetër dhe të rëndësishme nuk është e lehtë.
Duhet të pranoni  realitetin dhe të ecni përpara edhe pse të lëndon  fakti që nuk ke më në jetën tënde një mik që dikur e konsideroje shumë të rëndësishëm. Ja gjërat që duhet  të bëni kur humbisni një mik të rëndësishëm:
 
1. Besoni që në fund të tunelit ka ende dritë
Edhe pse një e ardhme e lumtur pa mikun tuaj duket e pamundur, duhet të mësoheni me realitetin. Ju do njihni njerëz të tjerë shumë të mirë. Pjesa më e vështirë është ta bindni veten se miku juaj  i përket të kaluarës tashmë.
 
2. Merrni kohën e duhur
Në disa raste konflikti mes jush dhe mikut tuaj, mund të ketë një shpresë për t’u pajtuar. Nëse e gjykoni se situata edhe mund të përmirësohet, merrni kohën që ju duhet. Largësia do ju ndihmojë të reflektoni për miqësinë dhe do jeni më të qartë.
 
3. Mos përfshini mikun tuaj të përbashkët
Keqkuptimet me mikun tuaj të vjetër nuk është e nevojshme të diskutohen me dikë tjetër. Thashethemet janë të kota, pasi nuk zgjidhin asgjë. Secili ka versionin e tij, por dikush tjetër që ju ka miq të dyve, mund të vihet në siklet.
 
4. Mos e shmangni
Ju  frekuentoni pothuajse të njëjtat vende dhe do rastisë që do ndesheni një ditë. Nëse ju vërtet dëshironi të shkoni te një vend që e dini se edhe miku juaj do jetë, shkoni. Nëse takoheni, përshëndetuni sepse do tregoni se jeni person me kulturë. 
 
5. Kushtojini rëndësi ndjenjave tuaja
Ju nuk po kaloni një situatë të mirë në jetën tuaj, prandaj duhet të fokusoheni në atë çfarë ndjeni. Nëse vërtet jeni të vendosur të ndërprisni  çdo kontakt me mikun e dikurshëm, bëjeni pasi do çlirojeni emocionalisht. 
 
6. Mos i kushtoni shumë rëndësi rrjeteve sociale
Të bëni pak pushim nga jeta virtuale  do t’ju bënte shumë mirë. Mos qëndroni shumë kohë aktivë në rrjetet sociale, sidomos duke ndjekur aktivitetet e ish-mikut tuaj. Do i bëjë shumë mirë shëndetit tuaj mendor të mos ndiqni jetën e mikut që dikur kishte rëndësi për ju.
 
Article Logic
Execution time: 0.0038199424743652