INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 gjëra që s’dini për thithkat, i mësoni tani

6 gjëra që s’dini për thithkat, i mësoni tani

Publikuar më: 16:08 09-04-2019

Si çdo pjesë tjetër e trupit të njeriut, kur analizojmë me kujdes thithkat mund të zbulojmë gjëra interesante rreth tyre. Gjithsesi, ky mendim kalon përciptazi dhe nuk thellohemi më shumë se 2 minuta. Sigurisht, për to kujtohemi sërish gjatë seksit apo kur kemi ftohtë, por s’ndodh që të flasim për thithkat gjatë drekës me një shoqe.
Tani që e dini sa unike janë këto krijesa të lezetshme të trupit tonë, bëni mirë të mësoni ca fatke të tjera po aq interesante.

1. Nuk ka vetëm një lloj thithkash
S’ja keni idenë çfarë lloji i keni ju? Pickojeni majën e tyre për ta zbuluar. Seriozisht! Nga ky test mund të zbuloni që ndoshta keni thithka të përmbysura- diçka që e kanë vetëm 20% e njerëzve.

2. Thithkat mund të stimulohen nga shumë gjëra
Buzët, gjuha, dhëmbët, apo gishtat janë stimulues të paparë për thithkat, por jo vetëm. Objektet që keni përreth apo pak akull do ta bënin edhe më interesante situatën.

3. Thithkat mund të stimulohen edhe pa kontakt direkt
Kontakti fizik nuk është mënyra e vetme për stimulim. Për njerëzit që kanë thithka të ndjeshme, mjafton t’i preken zonat afër tyre që të eksitohen.

4. Thithkat tuaja ndryshojnë me moshën
Nëse po mendoni se thithkat do të ndryshojnë në kohën që jeni shtatzënë, duhet të dini që gjithsesi ato ndryshojnë me moshën.

5. Thithkat janë zonë erogjene për këdo
Nuk është e thënë të kesh gjoks për të shijuar një lojë thithkash. Edhe meshkujt janë të ndjeshëm ndaj kësaj, kështu që mos i injoroni.

6. Të luani vetëm me thithkat tuaja, përkthehet në orgazmë!
Mos u suprizoni kur ju themi që një nga llojet e orgazmave është ajo e thithkave. Studimet kanë treguar se stimulimi i thithkave është njësoj sikur të jetë duke u stimuluar një pjesë e vulvës.

Article Logic
Execution time: 0.0035271644592285