Në takimin e parë, përveç se të emocionuar, femrat dhe meshkujt janë në siklet, sepse nuk e dinë ende si do shkojë. Ajo që te rinjtë shpesh mendojnë, është se si t’i bëjnë sa më shumë përshtypje personit tjetër, në mënyrë që t’i ngelin sa më gjatë në mendje.
Qe t’i të bëhesh i paharrueshëm për tjetrin nga takimi i parë, duket si një mision shumë i vështirë dhe gati i parealizueshëm, por kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.
Ja disa mënyra se si duhet të silleni në takimin e parë:
1-Jini të sinqertë: Mbani qëndrimin tuaj për gjëra që ju pëlqejnë ose jo. Mos hezitoni të komentoni në lidhje me gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë, ose ato që ju shqetësojnë. Njerëzit, pëlqejnë ekstremin, prandaj dhe për ju do të ishte mirë të guxoni sa më shumë. Kështu, do te dukeni të vërtetë dhe interesant.
2-Përdorni gjuhën e trupit: Gjuha e trupit është një nga pjesët më të rëndësishme në takimin tuaj të parë. Nëpërmjet gjuhës së trupit, ju keni mundësi të kuptoni më tepër, përsa i përket interesimit që personi tjeter ka ndaj jush. Gjithashtu ju mund t’i tregoni atij sa shumë ju pëlqen. Kjo realizohet me anë të gjesteve dhe prekjeve të ndryshme, por jo ta teproni. Fillimisht, shtrëngoni fortë dorën e personit tjetër, kur sapo takoheni. Gjatë kohës që jeni duke biseduar, duhet të shikoni personin drejt e në sy, pasi kjo tregon se jeni të vëmendshëm ndaj tij. Gjithashtu, mos harroni të mbani trupin drejt, pasi dukeni më elegant dhe tërheqës.
3-Gjallëroni bisedën: Do të ishte mirë, mos të lejonit t’iu pushtonte frika ose stresi dhe të shprehnit lirshëm gjërat që po mendoni. Nisni të flisni për veten. Mos u ndalni te gjëra shumë personale që në takimin e parë, por flisni për gjëra të përgjithshme që kanë të bëjnë me ju. Ndoshta për një libër të preferuar, apo për ndonjë film që keni parë së fundmi dhe ju ka mbetur në mëndje. Duke folur sa më shumë, apo duke bërë pyetje të ndryshme, bëni që personi të mendojë më tepër për ju, kur të mos jeni më nën shoqërinë e njëri tjetrit.
4-Jini të vëmendshëm: Gjatë kohës që personi tjetër është duke folur me ju, ju duhet të jeni sa më shumë të vëmendshme dhe të angazhoheni për të biseduar. Një njeri që përqendrohet tek ju, gjatë kohës që flisni, është një person që ju mbetet shumë gjatë në mëndje. Duhet të kuptoni se kur fokusoheni tek personi tjetër, e bëni atë të ndihet i rëndësishëm dhe t’iu mbajë mënd gjatë.
5-Emocionet: Në një takim të parë është shumë e rëndësishme të përfshihen emocionet. Do të ishte mirë që të fokusoheni tek emocionet pozitive, pasi sigurisht, ato janë më të këndshme dhe krijojnë një atmosferë argëtuese. Diçka tjetër që mund të bëni për të krijuar ndjesi dhe emocione të caktuara, është të nisni të bashkëbisedoni për ndonjë temë të nxehtë që keni dëgjuar së fundmi. Këtë temë do të ishte mirë t’a lidhnit me diçka personale, nëse doni t’i bëni sa më shumë përshtypje personit tjetër. Sigurisht pa shpikur gjëra dhe pa gënjyer.
6-Mos jini të zakonshëm: Ju sugjerojmë të vishni diçka me një ngjyrë të ndezur, pasi kështu do të tërhiqni menjëherë vëmendjen e personit që do të takoni. Nuk duhet t’a teproni për sa i përket flokëve apo grimit. Një fustan apo një këmishë me ngjyrë të këndshme është mjaftueshëm. Nëse jeni vajzë, mos lini që të paguajë djali që ju shoqëron. Kështu do të tregoni se nuk jeni si gjithë të tjerat dhe nuk keni qejf të vareni nga të tjerët. Kjo gjë me siguri do të mbetet gjatë në mendjen e tij. Së fundi, jini të hapur për çdo temë bisede që personi do të nisë të diskutojë me ju. Mos kini komplekse dhe përpiquni të jeni sa më të lirshëm. Kështu dhe personi tjetër do të ndihet më rehat dhe mezi do të presë të dal përseri me ju.