INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 Gjërat që motra juaj e madhe nuk jua ka thënë

6 Gjërat që motra juaj e madhe nuk jua ka thënë

Publikuar më: 13:30 04-10-2016
Motra juaj e madhe është përballur me shumë gjëra, me të cilat kurrë nuk ua ka thënë.
Nëse keni një të tillë, zbulojini, cilat janë: 
 
1. Prindërit i kishin vendosur rregulla më strikte
Prindërit nga to, mësuan si të jenë me fëmijë. Për ta ekzistonte frika se mos po bënin diçka gabim, prandaj  i vendosën rregulla strikte.
 
2. I rikujtojnë se ajo është më e madhja
Ajo  duhet të jetë e mençur, edhe nëse nuk është. Motra e madhe, edhe pa dëshirën e saj ka pasur më shumë përgjegjshmëri. 
 
3. Duhet të jetë model i mirë për fëmijët e tjerë të familjes
Ajo  mësohej të mendonte si një e rritur. Ndoshta ka ndikuar për mirë, pasi është motivuar më shumë, për të dhënë më të mirën e saj. Një bravo, për të gjithë motrat e mëdha!
 
4. Sakrifikon për t’ju mbrojtur ju
Motrat e mëdha, në shumicën e rasteve, ju kanë mbuluar në sytë e prindërve, kur ju gabonit. Ato e mbanin fajin për vete dhe bënin çmos t’ju mbronin sa më shumë. Jini falenderues!
 
5. Merakoset si do ju shkojë takimi me dikë
Motra e madhe, e ka mendjen te takimi juaj me dikë. Ajo është e fiksuar, pas jush dhe nuk dëshiron që ju të lëndoheni në dashuri.
 
6. Ju ndihmon përtej mundësive
Nëse ju keni nevojë për ndihmë, motra e madhe është aty për ju. Ajo edhe nëse do ketë shumë punë për vete, bën të pamundurën që t’ju japë suportin e saj.
 
Burimi: Lifehack
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541