INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 Karakteristikat që nuk i dinit për njerëzit me grupin e gjakut B+

6 Karakteristikat që nuk i dinit për njerëzit me grupin e gjakut B+

Publikuar më: 12:13 16-11-2016
Grupi i gjakut mesa duket shpjegon edhe mënyrën e jetesës suaj.
Intv.al ju sjell disa karakteristika për  njerëzit që kanë këtë grup gjaku. 
 
1. Janë njerëz të balancuar
Këta persona mundohen që të krijojnë një balancë të mirë në jetën e tyre. Nuk dëshirojnë të shkojnë në ekstrem nëse ndodhen në vështirësi, por të gjejnë një mënyrë të mirë për ta zgjidhur.
 
2. Janë ambiciozë
Ata janë ambiciozë, por në kuptimin e mirë. Ambicia që kanë ata, i ndihmon për të ecur në jetë drejt realizimit të gjërave që duan më shumë. Intv.al shton se këta persona ndjekin ëndrrat e tyre dhe në shumicën e rasteve i bëjnë realitet.
 
3. Janë të mirëkuptueshëm
Intv.al thotë se njerëzit me grupin e gjakut B pozitiv janë të mirëkuptueshëm me të tjerët. Ata nuk krijojnë lehtë konflikte, pasi e respektojnë mendimin e të tjerëve.
 
4. Janë miq të mirë
Ekspertët theksojnë faktin, se këto persona  janë miq të mirë. Ata sakrifikojnë për miqtë e ngushtë dhe nuk i tradhëtojnë. Njerëzit me grupin e gjakut B+ konsiderohen si ndër miqtë më të mirë.
 
5. Kanë më shumë imunitet ndaj sëmundjeve
Doktor Peter D'Adamo ka konfirmuar se njerëzit me këtë grup gjaku, kanë më shumë imunitet ndaj sëmundjeve dhe sëmuren më rrallë.
 
6. Nuk vendosin lehtë për martesë
Njerëzit që i përkasin këtij grupi gjaku, nuk vendosin lehtë për të marrë vendimin e martesës. Ata janë skeptikë dhe duhet kohë derisa të binden për diçka.
 
Burimi: Bodyecology
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0039098262786865