INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 Mënyra si të jetoni pa ankth

6 Mënyra si të jetoni pa ankth

Publikuar më: 11:09 18-05-2016
Të gjithë njerëzit provojnë ankth në situata të caktuara.
Ja disa këshilla nga psikologët, si ta largoni atë nga jeta juaj.
 
1. Qëndroni në një vend të qetë
Ju nuk jeni të qetë dhe këtë e reflektoni edhe në ambjentin që ju rrethon. Zgjedhja më e mirë është një vend i qetë, ku të reflektoni për atë çfarë po përjetoni. Zhurma është armiku juaj, prandaj mundohuni ta shmangni atë.
 
2. Kontrolloni frymëmarrjen
Merrni frymë thellë e sa më normalisht, duke vënë në lëvizje barkun, dhe jo kraharorin. Provojeni këtë gjë, disa minuta nga dita juaj dhe do ndiheni më mirë.
 
3. Mos ja përcillni të tjerëve problemin tuaj
Ju keni nevojë për njerëzit e duhur, që t’ju japin kurajon të ecni përpara, por mos flisni gjatë gjithë kohës për problemet tuaja. Kjo gjë do i mërzisë njerëzit që ju qëndrojnë pranë, duke rrezikuar t’ju qëndrojnë afër. 
 
4. Shkruajini shqetësimet tuaja 
Kjo mënyrë do ju ndihmojë të zbrazni ankthin ndaj gjërave që ju shqetësojnë. Në fund, pasi t'i lexoni, mund ta grisni letrën. 
 
5. Merruni me sport
Nëse do merreni me sport, kjo do ju ndihmonte shumë. Mendimet negative me kalimin e kohës, do largohen dhe do ndiheni mirë me veten.
 
6. Flini mjaftueshëm
Problemi kryesor i personave që vuajnë nga ankthi është pagjumësia. Ankthi që kanë nuk i lejon të flenë të qetë. Përpara se të shkoni të flini, përpiquni të mendoni se çdo gjë do bëhet mirë dhe duke qëndruar zgjuar nuk do zgjidhni gjë, vetëm do rëndoni shëndetin tuaj mendor.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605