INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 Mënyrat për të larguar frikën e udhëtimit me aeroplan

6 Mënyrat për të larguar frikën e udhëtimit me aeroplan

Publikuar më: 14:01 18-11-2016
Disa prej njerëzve kanë frikë të  udhëtojnë me aeroplan.
Intv.al  ju sjell disa mënyra si të shmangni frikën nga udhëtimi me aeroplan. Ju që do udhëtoni për herë të parë, apo nuk keni dëshirë të udhëtoni më për shkak të frikës që ju kap, ja si të shpëtoni nga ky siklet:
 
1. Zgjidhni një profesionist
Konsultohuni me një specialist, në fushën  e psikologjisë, që t’ju ndihmojë si ta shmangni këtë frikë. Gjeni edhe këshilla online, në lidhje me problemin tuaj, pasi mudn të gjeni zgjidhjen që kërkoni.
 
2. Zgjidhni klasin e parë
Edhe pse kushton më shumë, nëse vëtet nuk mundeni të udhëtoni me avion, klasi i parë është më i rehatshëm për të udhëtuar. Nuk do e ndjeni shumë frikën.
 
3. Nëse keni kafshë shtëpiake, merreni me vete
Sipas ekspertëve, një kafshë shtëpiake, do  ju ndihmonte si të shmangni problemet me frikën. Prandaj mos e lini në shtëpi, por merreni me vete!
 
4. Mos e mbani frikën sekret
Një ndër gjërat më të mira që mund të bëni, është t’i tregoni të tjerëve për frikën tuaj ndaj udhëtimit me avion. Nëse keni dikë pranë, shprehuni dhe largojeni mendjen duke biseduar. Kjo do ju ndihmonte ta nxirrnit sikletin dhe të harroni për një moment udhëtimin.
 
5. Mos konsumoni kafeinë
Kafeina nuk ju bën mirë, kur keni frikë nga avioni. Intv.al shton se  nuk duhet të konsumoni pije me kafeinë, pasi do ju kapte edhe më shumë paniku.
 
6. Merrni frymë thellë
Edhe kur jeni në një situatë jo të mirë, këshillohet gjithmonë të merrni frymë thellë. Kjo gjë do ju qetësonte shumë!
 
Burimi: Bustle
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.002086877822876