INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 mite të gabuara rreth gjumit

6 mite të gabuara rreth gjumit

Publikuar më: 12:49 18-04-2019

Ashtu siç ndodh shpesh edhe në lidhje me gjumin janë krijuar disa mite të dëmshme për shëndetin, madje rrezikojnë të shkurtojnë edhe jetëgjatësinë. Një grup studiuesish nga “New York University” kanë publikuar një listë të ‘miteve’ që ekzistojnë pikërisht në lidhje me pjesën e gjumit.

Miti i parë-Mund ta përballosh ditën me 5 orë gjumë ose më pak

Shumë persona ndër ta dhe të njohur si ish-kryeministrja e Britanisë Margaret Thatcher apo kancelaria gjermane Angela Merkel janë shprehur se 4 deri në 5 orë gjumë janë të mjaftueshme. Sipas studiuesve ky mit duhet të bjerë njëherë e përgjithmonë. Kur bëjmë kaq pak orë gjumë ndikon negativisht tek shëndeti ynë. Disa nga sëmundjet më të shpeshta janë ato të zemrës, të cilat shkaktohen nga orët e pakta të gjumit.

Miti i dytë-Nëse pini alkol përpara se të flini ndihmon për një gjumë të mirë

Ndonëse alkooli para gjumit ju bën të flini më shpejt, gjatë natës shkakton probleme të tjera. Sipas studiuesve alkooli arrin të dëmtojë fazën REM, e cila është e rëndësishme për memorien dhe aftësitë e të mësuarit. Kështu që ndoshta ju ka zënë gjumi herët, por alkoli ka dëmtuar një fazë të rëndësishme të tij.

Miti i tretë-Të shohësh televizor përpara gjumit të relakson

Ky është një tjetër mit i hedhur poshtë nga studiuesit. Sipas tyre zakoni që kanë shumica e njerëzve kur shkojnë në shtëpi në darkë për të parë televizor është i gabuar. Në fakt ky zakon jo vetëm nuk ju relakson përpara gjumit, por edhe mund të shkaktojë pagjumësi, ose edhe stres.

Miti i katërt – Nëse nuk arrini të flini, vazhdoni të qëndroni në krevat

Shpeshherë kur nuk ju zë gjumi qëndroni në shtrat duke u përpjekur në çdo mënyrë që të flini. Sipas ekspertëve kjo nuk është zgjidhja e duhur, pasi nuk ju shërben në qëllimin tuaj. Në çastin kur kalojnë 15 minuta që jeni në shtrat dhe nuk keni fjetur ende duhet të ngriheni nga shtrati dhe të merreni me diçka tjetër.

Miti i pestë – Të mbyllësh alarmin për të fjetur edhe 5 minuta

Sipas studiuesve nuk është e këshillueshme që pasi të fikni alarmin e zgjimit të flini sërish edhe pak minuta. Në çastin kur bie zilja ju duhet të ngriheni menjëherë edhe pse mund të mos dëshironi. Nëse trupi juaj bie sërish në gjumë për pak minuta nuk do të sjellë efekte pozitive tek ju.

Miti i gjashtë – Të gërhasësh është gjithnjë e padëmshme

Ndonëse të gërhasësh është e padëmshme, mund të jetë një sinjal që tregon një çrregullim të gjumit. Njerëzit në këtë gjendje kanë gjasa më shumë për t’u përballur me një atak në zemër ose goditje në tru.

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943