INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 Pyetje që duhet t’i bëni vetes para se të martoheni

6 Pyetje që duhet t’i bëni vetes para se të martoheni

Publikuar më: 13:05 29-07-2016
Secili prej nesh ka dyshimet e veta, për vendimet që merr gjatë jetës.
Propozimi që merrni për diçka të rëndësishme si është  martesa, është diçka që duhet të mendoheni mirë përpara se të veproni. Ja pyetjet që duhet t’i  bëni vetes suaj, në lidhje me këtë vendim të rëdësishëm:
 
1. Pse dua të martohem?
Kjo pyetje ka rëndësi, sepse mund të ketë arsye te ndryshme psh: sepse të gjithë miqtë e mia u martuan, etj. Lisa Yee, eksperte e çifteve, thotë se ka shumë rëndësi të gjeni personin e duhur të martoheni dhe jo të ndikoheni nga koha.
 
2. Mund t’i menaxhoni konfliktet?
Çelësi i një martese të suksesshme është të dini si t’i zgjidhni konfliktet pa krijuar probleme. Ekspertët sqarojnë se çiftet që nuk i menaxhojnë dot konflitet  kanë shumë mundësi për të shkuar drejt ndarjes.
 
3. Do më qëndrojë partneri pranë në kohë të vështira?
Dihet që marrëdhënia në çift, nuk ka vetëm caste të bukura, por edhe sprova të vështira që duhet t’i kaloni së bashku. Pikërisht, në këtë situatë mund të kuptoni më qartë dashurinë që keni për njëri-tjetrin. 
 
4. A mund të jem vetvetja gjatë martesës me partnerin?
Duhet të mendoheni gjatë nëse vendosni të kaloni pjesën më të madhe të jetës tuaj duke gënjyer. Duhet të jeni të qartë me veten tuaj, nëse vërtet ndiheni vetja juaj edhe të martuar.
 
5. A mendojmë njësoj për martesën?
Ka shumë rëndësi të vërtetoni si e mendon edhe partneri juaj, martesën. Duhet të informoheni si e koncepton edhe ai martesën. Nuk duhet të lindin konflikte më pas, sepse keni mundësinë të bisedoni.
 
6- A mund t’i besoj partnerit llogarinë time bankare?
Çështjet e parave shpeshherë janë temë debati i një çifti të martuar. Duhet të keni shumë besim te njëri-tjetri, derisa ta informoni për llogaritë bankare tuaja personale. Tashmë, ju i ndani gjërat, pra çdo gjë është e përbashkët.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719