INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 Pyetje që duhet t'ia bëni vetes për të zbuluar nëse keni gjetur shpirtin binjak

6 Pyetje që duhet t'ia bëni vetes për të zbuluar nëse keni gjetur shpirtin binjak

Publikuar më: 13:30 01-02-2017

Jo të gjithë besojnë në konceptin e shpirtrave binjakë, por të gjithë ne duam të kalojmë jetën me dikë që e konsiderojmë dashuri të vërtetë.

Megjithatë, të dimë nëse kemi zgjedhur personin e vërtetë nuk është gjithmonë e kuptueshme. Nëse jeni në një lidhje dhe doni  të dini se partneri juaj është “i duhuri”, bëjini vetes këto pyetje. Instiktet tuaja do ju ndihmojnë!

A e dua dhe e pranoj për atë që është tani?

Nëse mendoni se mund të ndryshoni dikë, nuk mundeni. Pyeteni veten se personi që keni tani përkrah është ai që do të doni të kalonit jetën.

A ndihem e vetvetja?

Nuk besojmë se do të donit të mos ndiheshin vetvetja dhe t’i mbanit të gjitha përbrenda. Mënyra si silleni, dëshira për shoqëri dhe nevoja për të qëndruar vetëm, këto e shumë të tjera nuk duhet t’i lini mënjanë dhe të jeni personi që partneri juaj do donte të ishit.

A kemi kimi?

Nëse nuk ndjeni më shkëndijat si herën e parë që jeni takuar, nëse çdo gjë është kthyer normale dhe nuk ju bën më përshtypje, atëherë mbani shënime. Marrëdhënia seksuale është diçka e rëndësishme dhe nëse nuk përjetoni më kënaqësi, mund të çojë në tradhëti.

A po e shkatërroj veten fizikisht?

Flini pak? Nuk ndiheni të entuziasmuar? Familja dhe miqtë ju pyesin shpesh për shëndetin tuaj? Atëherë ka diçka që nuk shkon në këtë lidhje.

A do ngelem gjithe jetën beqar/e?

Nëse kjo pyetje ju mundon, kjo nuk do të thotë se duhet të ktheni kokën pas nga lidhjet tuaja të vjetra. Qartësoni mendimet, krijoni shoqeri te re, qëndroni krahëhapur ndaj mundësive dhe çdo gjë do të shkojë mirë.

A po e ndjej se diçka nuk shkon?

Nëse ndodh shpesh që kur jeni me partnerin tuaj keni një ndjesi të çuditshme apo nuk jeni rehat, kjo tregon shumë se nuk jeni njohur ende me shpirtin tuaj binjak.

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158