INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 Pyetje që nuk duhet t’ia bëni kurrë të dashurit tuaj

6 Pyetje që nuk duhet t’ia bëni kurrë të dashurit tuaj

Publikuar më: 11:21 21-07-2016
Në një marrëdhënie duhet  të jeni të kujdesshëm në lidhje me keqkuptimet.
Ekspertët kanë renditur disa  pyetje që nuk duhet t’ja bëni partnerit, nëse dëshironi të keni një atmosferë të mirë në çift.
 
1. Unë, apo mamaja jote?
Sipas ekspertes së çifteve, April Masini kjo pyetje nuk ka kuptim, sepse krijohet një situatë jo e këndshme. Secili ka rëndësinë e vet, prandaj nuk duhet të kërkoni të bëni krahasime, pasi do ndikojë për keq në lidhjen tuaj.
 
2. Po më dëgjon?
Në një lidhje, partnerët dëgjojnë njëri-tjetrin, sepse kjo tregon respekt,i cili është shumë i rëndësishëm. Nëse i flisni partnerit për thashetheme të ndryshme, ndodh që nuk është i fokusuar, prandaj mos e detyroni të dëgjojë diçka që vetëm juve ju pëlqen. 
 
3. Si të duket nga pamja e jashtme?
Ekspertët thonë, se të shikosh dikë që është atraktivë, nuk ka asgjë të keqe, madje është e shëndetshme. Nuk duhet ta pyesni, si ju duket dikush, sepse do e vini në siklet dhe mund ta shtyni, pse jo për ndonjë flirt.
 
4. Nuk do ndryshosh?
Gjatë kohës që jeni së bashku, mund të ndodhë të keni pakënaqësira të ndryshme. Pyetja e gabuar është: Pse nuk ndryshon? Do ndryshosh? Asgjë nuk mund të ndodhë menjëherë, duhet të jepni kohën e duhur. 
 
5. Sërish do i takosh miqtë?
Shoqëria dhe partneri janë pjesë e pandarë e të gjithëve. Nëse filloni  ta ngacmoni në lidhje me shoqërinë, do e mërzisni dhe kjo do ndikojë në lidhjen tuaj. Nëse nuk pëlqeni shoqërinë e tij, thuajini hapur, por mos e ngacmoni duke i kërkuar llogari për shoqërinë.
 
6. A jam e veçantë për ty?
Nuk është e nevojshme, që partneri t’ju thotë çdo ditë sa shumë e rëndësishme jeni për të. Femrat në përgjithësi kanë më shumë nevojë për fjalë të ngrohta, por kjo nuk do të thotë se ai nuk ndjen për ju. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0039558410644531