INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 sekretet e bukurisë orientale, për të mos u plakur kurrë

6 sekretet e bukurisë orientale, për të mos u plakur kurrë

Publikuar më: 19:25 26-09-2019

Sekretet e bukurisë së përjetshme dhe për të qëndruar gjithmonë të rinj vijnë nga Lindja. Gratë japoneze, shquhen për arritjen në moshën e tretë me një pamje të përsosur: lëkurë kompakte dhe të ndritshme, pak rrudha dhe një fizik të lakmueshëm. Por cilat janë sekretet e kësaj rinie të përjetshme? Le ta zbulojmë së bashku.

Oriz, sa më shumë të hani aq më të bukur bëheni

Që japonezët e duan orizin, kjo nuk është asgjë e re. Ajo që mund të mos dini është se ky ushqim është shumë i dobishëm për lëkurën tonë falë pranisë së fitoceramideve, substancave që ushqejnë dhe forcojnë shtresat e jashtme të epidermës.

Çaji jeshil, jo vetëm kulturë

Ne e dimë mirë se kultura e çajit i ka rrënjët në traditën Lindore. Sidoqoftë, ky nuk është një zakon i thjeshtë shoqëror, ky infuzion i fuqishëm në fakt, siç edhe shkenca konfirmon, sjell përfitime të shumta për trupin dhe mendjen.

Hidratimi

Nuk është sekret që një lëkurë e bukur, e tonifikuar dhe elastike duhet të hidratohet. Gratë lindore e dinë këtë dhe mesatarisht pinë rreth 2 litra ujë në ditë për të ruajtur një nivel adekuat të hidratimit, duhet t’i marrim shembull.

Oriz në fytyrë

Tashmë kemi analizuar vetitë e dobishme të këtij ushqimi për kujdesin e trupit. Sidoqoftë, gratë orientale jo vetëm që hanë oriz, por edhe e përdorin atë për të përgatitur maska për fytyrën, duke e kombinuar me qumësht dhe mjaltë. Rezultati? Një lëkurë e butë, e pastër, tërheqëse dhe rrezatuese.

Alga deti

Algat e detit paraqesin një pikë fikse në dietën e shëndetshme dhe të ekuilibruar të miratuar nga gratë lindore. Ky ushqim vlerësohet veçanërisht sepse lehtëson tretjen. Ai gjithashtu optimizon metabolizmin dhe pastron traktin tretës. Është gjithashtu i pasur me proteina, minerale, vitamina dhe fibra.

Furça

Kjo praktikë e përdorur çdo ditë për lëkurën vjen nga gratë aziatike. Me një furçë dhëmbësh me fije të buta, ato lajnë lëkurën e fytyrës për të promovuar qarkullimin e gjakut dhe hapin poret, duke i përgatitur që të thithin produktet e bukurisë që aplikojnë më vonë.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721