INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 Sekretet që forcojnë martesën tuaj  brenda një dite

6 Sekretet që forcojnë martesën tuaj brenda një dite

Publikuar më: 12:43 30-09-2016
Këshillat  në lidhje me martesën  në shumicën e rasteve kanë rezultuar me sukses.
Gjërat me plan edhe mund të ndihmojnë që të keni martesë të lumtur. Në këtë artikull do sjellim, si të zhdukni problemet në martesë për  vetëm një ditë. 
 
1. Zgjidhni mënyrën pozitive
Mënyra si zgjidhni të shprehni gjërat tuaja ka shumë rëndësi, sidomos në marrëdhënien në çift. Ekspertët, sugjerojnë se pozitiviteti do reduktojë stresin dhe do e bëjë lidhjen tuaj më të shëndetshme. Të gjithë kemi ditë të ngarkuara me stres, por mundohuni të mos e përcillni këtë ndjenjë te partneri. 
 
2. Shkruani një pësullë mirënjohjeje
Detajet e vogla bëjnë diferencën në martesë. Mos përtoni, të shkruani  në një pësullë ndonjë shprehje të bukur partnerit tuaj dhe ngjiteni diku në shtëpi. Kjo gjë do e shtonte atmosferën e mirë në lidhjen tuaj!
 
3. Përpara se të flisni, dëgjojeni një minutë me dashuri
Edhe nëse keni vite së bashku, kurrë nuk është vonë për t’i kushtuar kohë duke e dëgjuar me dashuri. Kjo gjë e bëjë atë, të ndihet mirë dhe i vlerësuar me ju. Studimet, gjithmonë kanë treguar se personat që shprehin ndjenjat e tyre, janë më të preferuar.
 
4. Largohuni 10 minuta
Sipas terapistëve të çifteve, 10 minuta duhet të largoheni nga debate që po bëni me partnerin tuaj. Kjo gjë do ndihmonte që mos ta nxisni edhe më keq debatin që po diskutoni. Këto minuta do mjaftonin që të bënit diçka psh: dëgjoni muzikë, bënj një shëtitje etj.  
 
5. Planifikoni diçka të papritur
Nëse e ndjeni se po mërziteni duke qëndruar në shtëpi, sidomos në fundjavë, mos nguroni të bëni diçka ndryshe.  Bëni një udhëtim të shpejtë dhe do shikoni sa mirë do ndiheni të dy! Mos u mendoni gjatë, por veproni!
 
6. Kujtoni  takimet e së shkuarës
Nëse keni një bllok kujtimesh, hapeni dhe rikujtoni të shkuarën. Ekspertët thonë se kjo gjë do ju ndihmojë të rifreskoni dashurinë  tuaj. Mos përtoni!
 
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.003882884979248