INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 Shenjat e horoskopit që japin këshillat më të mira. I keni pranë?

6 Shenjat e horoskopit që japin këshillat më të mira. I keni pranë?

Publikuar më: 12:17 20-01-2017

Intv.al ju sjell shenjat e horoskopit nga të cilat duhet të merrni më shumë këshilla.

1. Demi

Miqtë dem ju këshillojnë si duhet në lidhje me shëndetin, por mbi të gjitha do jenë të ndershëm gjithmonë me ju. Sipas intv.al ata nuk bëjnë dot kompromise dhe do jua thonë të vërtetën. Gjërat pa kuptim i tërbojnë demat. Ndoshta, do mërziteni me të në fillim, por do e kuptoni se ka pasur të drejtë.

2. Gaforrja

Gaforret janë shumë emocionalë dhe shumë të lidhur me njerëzit që kanë pranë.Janë miqtë më të mirë dhe do ju jepnin gjithmonë këshillat më të sinqerta. Kur ju nuk jeni mirë, as ata nuk ndihen mirë.

3. Luani

Luanët i mendojnë mirë pasojat e një veprimi, sidomos nëse ju çon drejt suksesit. Nëse keni vlerë për një luan, ai do mundohet shumë t’ju tregojë rrugën e duhur për t’i bërë gjërat.

4. Peshorja

Peshorja, sipas intv.al, quhen “ Mbretëresha e këshillave”. Mënyra si i balancon gjërat, e ndihmon një peshore t’i shikojë gjërat ashtu si duhet. Një peshore beson se secili meriton më të mirën në jetë.

5.Bricjapi

Nëse jeni në dilemë, për të gjetur një rrugë të duhur për t’u rritur profesionalisht, një bricjap do ju ndihmojë shumë. Ai do ju ndihmojë të arsyetoni si një person i pjekur.

6. Peshqit

Nëse keni një problem personal, një peshk do ju këshillonte ashtu si duhet. Eksperienca e tyre në dashuri  do bëjë që t’ju këshillojë si duhet të veproni.

Burimi: Your Tango

Përshtati: Anisa Bega

Article Logic
Execution time: 0.0033910274505615