INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 shenjat që tregojnë se ish i dashuri nuk iu ka harruar ende

6 shenjat që tregojnë se ish i dashuri nuk iu ka harruar ende

Publikuar më: 09:51 26-10-2018

Nëse edhe ushqen ndjenjat për ish të dashurin tuaj, ne ju paraqesim gjashtë shenjat e qarta që tregojnë se edhe ai dëshiron të ktheheni përsëri.

1. Shoqet ju tregojnë se pyet për ty

Nëse kjo do të ishte interesim aty për aty, shoqet nuk do t’ju tregonin. Nëse shpesh interesohet për ju edhe pasi kriza e ndarjes ka kaluar, me siguri ai mbetet ende i interesuar për ju dhe se ndjen ende diçka.

 

2. Shfaqet në vendet ku shkonit së bashku

Nëse ish i dashuri juaj vazhdon të shfaqet në vendet e preferuara ku shkonit së bashku dhe ia përkujton vetes gjërat, të cilat i keni bërë së bashku, ka mundësi që nuk ju ka harruar dhe se ju dëshiron pranë vetes. Shumica e atyre meshkujve që do dëshironin ta harronin ish të dashurën e tyre kurrë nuk do të shkonin në vendet që kanë qenë së bashku.

3. Flet për periudhën e pas-ndarjes, madje pa e pyetur kush

Meshkujt një gjë të tillë shpeshherë e bëjnë pa vetëdije, vetëm e vetëm që ish e dashura e tij edhe më tutje të ketë ndikim në jetën e tij, jetë në të cilën ajo fare nuk është e pranishme. Rëndësi për të ka mendimi i saj për sjelljet dhe stilin e tij, pa marrë parasysh se ata më nuk janë bashkë.

4. Thotë se i mungoni familjes së tij

Është bukur nëse familja e tij pyet për ju dhe ju përmend në aspektin pozitiv, por kjo jua bën me dije se edhe ai do të dëshironte që përsëri të jeni bashkë dhe të jeni pjesë e jetës së tij. Nëse ju thotë se po i mungoni atij kjo do të ishte e rrezikshme, prandaj përdor familjen e tij si mjet të përsosur për t’i shprehur ndjenjat e tij.

5. Ju dhuron komplimente

Komplimentet janë shenjë se dikujt po i pëlqeni dhe se ju kushton vëmendje. Nëse ish i dashuri juaj ka plot gojën falënderime dhe komplimente për juve, me siguri se dëshiron që me juve të jetë më shumë se shok.

6. Sa herë që ju takon, ju shikon në sy

Kontakti vizual flet shumë. Nëse ish i dashuri nuk ju shikon në sy, do të thotë se gjërat kanë ndryshuar. Vetëm ata meshkuj që nuk ndjejnë ndjenjën e fajit dhe nuk kanë pse të turpërohen mund të mbajnë kontaktin me sy me minuta të tërë.

Article Logic
Execution time: 0.0020930767059326