INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 Shenjat që tregojnë se je në mendjen e partnerit

6 Shenjat që tregojnë se je në mendjen e partnerit

Publikuar më: 11:13 29-08-2016
Në një marrëdhënie ështëe rëndësishme të dish nëse je në mendjen e partnerit apo jo.
Ekspertët rendisin disa shenja që tregojnë se jeni në mendjen e partnerit tuaj.
 
1. Ju dërgon mesazhe që ju bëjnë për të qeshur
Fakti që ai ju dërgon mesazhe që ju bëjnë për të qeshur, tregon se dëshiron që të jeni të gëzuar në shumicën e kohës. Mendja e partnerit është te ju.
 
2. Ju bën surpriza të këndshme
Fakti që mundohet t’ju bëjë surpriza do të thotë se jeni me rëndësi në jetën e tij. Sado e vogël të jetë surpriza, rëndësi ka mundimi që ka bërë.
 
3. Ju pyet për çëshjet e punës
Nëse ju keni qenë në një mbledhje pune, më pas menjëherë ju dërgon mesazh për t’ju pyetur.  Ju jeni në mendjen e partnerit dhe ai dëshiron të dijë si ju shkon puna.
 
4. Ju dërgon mesazh kur zgjohet dhe shkon të flejë
Ky fakt është shumë i rëndësishëm, pasi tregon se mendja e tij rri vetëm te ju. Nëse dikush bën këtë gjë, është e sigurt që ju mendon shumë.
 
5. Mban mend përvjetorët
Fakti që mban mend përvjetorët tuaj, tregon se vërtet ju mendon vazhdimisht.
 
6. Ju dërgon mesazhe edhe kur shkon diku larg
Kjo gjë vë në provë dashurinë që dikush ka ndaj jush. Fakti që ju kujton kur nuk jeni me të, tregon se mendja i rri te ju.
 
Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711