INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 shenjat që tregojnë se jeni lidhur me një psikopat. Hapini sytë!

6 shenjat që tregojnë se jeni lidhur me një psikopat. Hapini sytë!

Publikuar më: 13:09 17-04-2018
Kur dashuron, nuk i shikon shumë gjëra jo të këndshme të partnerit.
Sipas intv.al këtu janë disa nga shenjat që tregojnë se jeni lidhur me një psikopat, pra cilat janë shenjat që e identifikojnë.
 Psikologu, Scott Bonn për HuffPost ka thënë: "Ata nuk janë gjithmonë aq të lehtë për t'u njohur. Ata mund të duken  shumë normal, derisa t’i dalloni mirë”.
1. Ata janë jashtëzakonisht kontrollues
"Ju filloni të zbuloni se partneri juaj është tepër kontrollues, tha Bonn, autor i "Pse ne dashurojmë vrasësit serial". Sipas tij, ata përpiqen të manipulojnë sjelljen tuaj dhe të kontrollojnë cilët janë miqtë tuaj dhe aktivitetet tuaja.
2. Ata janë simpatik, por në një mënyrë sipërfaqësore
"Ka diçka të guximshme për hijeshinë e tyre", tha për HuffPost, Dr. Igor Galynker, kryetar për hulumtime në departamentin e psikiatrisë në Spitalin e Malit Sinai të Nju Jorkut.  Sipas intv.al ata mund të ndizën dhe fiken me lehtësi.
 3. Ata duken shumë të mirë për të qenë të vërtetë
Atyre ju pëlqen shumë vëmendja, shtoi tha psikologu David Ëilson për HuffPost. Fillimisht mund të jenë të këndshëm dhe kështu  tërhiqeni nga ta. Sipas tij,  e bëjnë këtë pasi më vonë do të përdorin ty dhe gjithë informacionin që ata kanë nxjerrë prej jush. Sipas intv.al psikopatët  krijojnë një afërsi për aq kohë sa ata kanë interes.
4. Ata kanë luhatje të humorit
Këta persona mund të ketë ndryshime të papritura. Ju thoni diçka dhe papritmas ata zemërohen.
Nëse ata mendojnë se aftësia e tyre për të kontrolluar  po kërcënohet, më siguri që do bëhen agresivë krejt papritur.
5. Shfrytëzojnë mirësinë tuaj
Njerëzit me tendenca psikopatie janë mësuar të Ata  janë të aftë të pretendojnë se janë të plagosur dhe lënduar. Një psikopat  do të bëjë për vete një grua, sepse ajo është zemërgjerë dhe e pambrojtur.
6. Ju do rregulloni rrëmujën e tyre
Një psikopat  i jep përparësi nevojave të tij  dhe nuk interesohet për pasojat e veprimeve të tij.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381