INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 trende mode që duhet t’ju themi “MIRUPAFSHIM” tani! [FOTO]

6 trende mode që duhet t’ju themi “MIRUPAFSHIM” tani! [FOTO]

Publikuar më: 09:40 24-06-2018

Jo gjithçka që shndërrohet në një trend do të thotë se do të duket me doemos mirë. Trendet më të reja, kohën e fundit po i sjellin edhe blogeret të cilat po fokusohen në fushën e bukurisë. E kjo shumë shpesh po shndërrohet në diçka që po e praktikojnë të gjithë por jo me shumë kuptim. Gjatë gjithë historisë së modës kemi parë trende nga më të ndryshme, por për disa ka ardhur koha që t’ju themi ‘mirupafshim përgjithmonë’. Ja cilat janë ato:

1. Pantallonat e varura
Ky trend mund të themi që lindi nga këngëtarët e muzikës hip-pop në vitet ’90, për t’u përqafuar më vonë nga të gjithë, sidomos nga djemtë. Por le ta pranojmë, jemi lodhur shumë nga ky trend që e kemi parë shpesh, madje na duken edhe mjaft qesharake.

1.jpg

 


2. UGGs
Është shumë mirë të veshësh uggs, madje ato janë shumë të rehatshme dhe të ngrohta, por na vjen keq të themi që koha e tyre ka mbaruar.

2.jpg

 


3. Shapka të mbuluara me qime pelushi
Kohët e fundit një ndër gjërat që kemi parë më shpesh janë shapkat të mbuluara me qime pelushi. Ato mund të jenë shumë të bukura vetëm për disa foto, por në këto ditë të nxehta vere si mund t’i përballojmë? Shtëpitë e modës nëpër botë kanë dhënë sinjalin që ky trend duhet të largohet!

3.jpg

 


4. Pizhamat në përditshmëri
Bukuria e pizhamave është se ato janë të rehatshme, ama kjo bukuri humbet plotësisht kur vendosni që ato t’i vishni kur shkoni në punë, për kafe me miqtë etj. E kemi parë kohët e fundit si trend, por nuk është përqafuar nga të githë dhe më në fund ka ardhur koha që edhe pizhamave në punë dhe në kafe t’ju themi ‘mirupafshim’.

4.jpg

 


5. Shapkat platforme
Një ndër trendet më të çuditshme që kemi parë këtë vit nëpër sfilatat e modës janë shapkat platforme. Ka qenë Balenciaga në fillim që na ka prezantuar me këtë trend, por për fatin e keq Balenciaga dështoi, pasi nuk është pëlqyer nga shumica, madje e kanë kritikuar.

5.jpg

 


6. Bishti i miut
Ky padyshim është trend që ka lindur në Shqipëri në vitet 80’. Nuk kishte fëmijë në atë periudhë që nuk kishte një bisht miu në fund të kokës. Mund të themi që ky është një ndër trendet më të çuditshme që mund të kemi parë deri më tani.

6.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275