Çdo vit ka një numër trendesh makijazhi që i shohim kudo ose që nuk duhet t’i shohim më. Gjithsesi vetëm se një truk makijazhi është popullor, nuk do të thotë që u shkon të gjithëve.
Këto janë gjashtë trendet e bukurisë që duhet të zhduken përgjithmonë.
1.Makijazhi i rëndë “smokey eyes”
Një makijazh i tillë, jo vetëm që nuk do t’ju bëjë të dukeni seksi, por do t’i japë syrit një pamje jo të sofistikuar, madje mund të dukeni jo natyrale dhe agresive.
2.Buzët shumë të zmadhuara
Buzët e fryra kanë qenë gjithmonë të dëshiruara, por tashmë zmadhimi i tyre me botoks është shumë popullor. Trendi i zmadhimit të buzëve me buzëkuq njihet prej kohësh, por nëse keni dështuar ta bëni, atëherë hiqni dorë.
3.Qerpikët fals
Kjo është një mënyrë e mirë për t’i shtuar hijeshi paraqitjes suaj, por vendosja e tyre më shpesh seç duhet mund të jetë shkatërrues.
4.Vetullat shumë të holla ose shumë të trasha
Vetullat perfekte janë mënyra e duhur për të kornizuar fytyrën tuaj dhe për të nxjerrë në pah sytë, por nëse janë shumë të holla, të errëta ose shumë të trasha mund të nënvlerësojnë të gjithë paraqitjen.
5.Produketet që ju japin ngjyrë
Nuk duhet që produktet me të cilat lyheni për të ngjarë më me ngjyrë të jenë më të errëta, apo shumë portokalli. Shumë produkte të tilla mund të japin një rezultat të padëshiruar dhe do t’ju bëjnë të dukeni e çuditshme.
6.Makijazhi i tepruar
Ndërsa ky makijazh mund të funksionojë për pasarelat apo revistat, në jetën reale ai duket shumë vulgar.
4 këshilla bukure që do të bëjnë diferencën:
1- Ji natyrale
2- Përdor një makijazh minimalist
3- Thekso tiparet më të bukura
4- Dhe, ji e sigurt në vetvete