INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 ushtrimet që ju ndihmojnë të humbisni peshë….pa vrapuar fare [FOTO]

6 ushtrimet që ju ndihmojnë të humbisni peshë….pa vrapuar fare [FOTO]

Publikuar më: 15:12 18-05-2017

Shumë persona përpiqen të humbasin peshë në stërvitje, kryesisht duke vrapuar. Dhe ç’është më e keqja, disa prej tyre mund të mos e pëlqejnë vrapimin aspak.

Por një lajm i mirë vjen për ju. Ka shumë opsione të tjera stërvitjeje me të cilat mund të humbisni shumë kalori.

6 stërvitjet e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të hiqni dhjamin, pa patur nevojë të “godisni” trotuarin.

 

1.Hedhja me litar

Kërcimi në litar sfidon durimin, forcën, balancën dhe në të njëjtën kohë edhe koordinimin tuaj.

Me një ritëm të lehtë dhe të moderuar ju mund të digjni 15 kalori në minutë teksa hidheni për 35 minuta në ditë. Në këtë mënyrë do të hiqni 1 kilogramë në javë nga pesha juaj trupore, amdje pa e ndryshuar dietën tuaj.

tl-horizontal_main_1.jpg

2.Girat rrotulluese

Ato mund të  sigurojnë një djegie serioze kalorish.  Lëvizja me vrull e girave rrotulluese mund të vënë në punë edhe muskujt më të mëdhenj të trupit (muskujt e shpinës dhe këmbët).

tl-horizontal_main_2.jpg

3. Ngjitje shkëmbinjsh

Ngjitja e shkëmbinjve  është një stërvitje e mahnitshme totale për trupin. Kjo është një nga mënyrat më të mira për të djegur kalori (thuajse 5000 të tilla në vetëm një orë e gjysëm)

tmg-article_default_mobile.jpg

4. Kanotazh

Kjo mënyrë mund të luajë shumë mirë rolin e trajnerit  tuaj për krahët, abs, këmbët dhe pjesën mbrapa.Pjesa më e madhe e palestrave kanë vetëm një ose dy makina kanotazhi (vozitjeje) dhe thuajse nuk përdoren kurrë.

tmg-article_default_mobile_3.jpg

5. Litarët e betejës

Litarët e betejës janë një pjesë tjetër e pajisjeve të fitnesit të cilat do t’i gjeni gjithashtu në ndonjë qoshe të palestrave teksa kanë zënë pluhur. Mjafton të mendoni që një litar mund të djegë shumë kalori që t’ju motivojë ta përdorni.

tmg-article_default_mobile_1.jpg

6. Burpees

Ushtrimet burpees konsistojnë në mbështjen me pëllëmbë të duarëve në tokë dhe shtrirja e këmbëve mbrapa. Përsëritet ky ushtrim disa herë. Burpees janë të mahnitshme sepse mund t’i bëni kudo , si në dhomën tuaj ashtu edhe në zyrë.  

tmg-article_default_mobile_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107