INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 veprimet që bëjnë prindërit e fëmijëve inteligjentë

6 veprimet që bëjnë prindërit e fëmijëve inteligjentë

Publikuar më: 10:51 28-05-2017

Teoritë në lidhje me inteligjencën mund të jenë të formave të ndryshme të cilat na tregojnë se edukimi dhe njohuritë e një fëmije mund të zhvillohen deri në nivele të larta.

Për të arritur nivele sa më të larta nuk duhet të mendoni se do të ndikojë çfarëdolloj stimuli që do të përdorni, por ka disa lloje të cilat janë si më poshtë.

Si të ndihmojmë fëmijën të zhvillojë sa më mirë aftësitë e tij?

1. Hapi i parë konsiston në njohjen e fëmijës tuaj, kështu ju do të mund të arrini rezultate më mira duke qënë se do të përdorni metodën ideale për ta stimuluar. Ju duhet të njihni temperamentin e tij, shijet, ato që e shqetësojnë dhe ato që e bëjnë të ndihet i qetë.

2. Asnjë person, qoftë ai fëmijë apo i rritur nuk i përmirëson njohuritë e tij vetëm duke dëgjuar, por edhe duke eksploruar në mënyrë aktive botën që e rrethon. Ata duhet të lihen të lirë të provojnë eksperienca të reja dhe roli juaj është ta bëni të ndihet i sigurt.

3. Duhet të ushqeni tek vetja juaj idenë se çdo fëmijë ka kohën e vet së të mësuarit të gjërave duke qënë se asnjë fëmijë nuk ka zhvillim të njëjtë. Pra nuk duhet ta detyroni të mësojë gjëra të reja nëse nuk ndihet gati për ta bërë. Ju nuk duhet ta përfshini fëmijën në aktivitete apo t’i jepni detyra për të cilat nuk ndihet ende gati. Kjo mund të frenojë zhvillimin e tij.

4. Nuk duhet ta ndërprisni fëmijën apo të ndërhyni në një moment të gabuar. Për shembull ndërsa ai është duke luajtur, ju nuk duhet ta ndërprisni lojën e tij për t’i treguar si ta bëjë në mënyrën e duhur. Në këtë mënyrë ju jeni duke i privuar atij mundësinë për të mësuar të zgjidhë vetë problemet dhe për pasojë edhe mundësinë për të fituar aftësi të reja.

5. Për fëmijën të gjitha aktivitetet do të shërbejnë si një eksperiencë e re. kështu nuk do të jetë e nevojshme të tejmbushni shtëpinë me lodra. Fëmija që është mësuar të ketë gjithçka dhe të ketë mundësi të zgjedhë mes shumë lodrave do të humbë shumë shpejt interesin duke qënë se ato nuk përbëjnë më diçka të re. Pra duhet t’i vendosni në dispozicion pak lodra në mënyë që ai të ketë mundësi t’i eksplorojë.

6. Ka shumë rëndësi gjuha e fëmijës. Duke filluar që nga ditët e para pas lindjes duhet t’i flisni fëmijës duke e konsideruar atë si një person që ju kupton gjithçka thoni. Ai sigurisht nuk do t’ju kthejë përgjigje por do të mësojë dalëngadalë të kuptojë të gjitha fjalët.

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104