Një nga pyetjet që na mundon njësoj si çdo vit është çfarë të vesh për mbrëmjen e Vitit të Ri. Festa e fundvitit, si çdo vit, na vë në një sikletin se çfarë duhet të veshim: fustan, pantallona apo këmishë të kombinuar me fund?
Por mos u mërzisni, pasi ne kemi menduar për ju dhe kemi disa sugjerime duke shpresuar që t’ju ndihmojnë.
1.Kur bie fjala se çfarë të veshim natën e Vitit të Ri, padyshim që na vjen në mendje ngjyra e kuqe. Është karakteristikë për këto festë, ku ju do të dukeni shumë elegante, sensuale në të njëjtën kohë dhe do të jeni shpirti i festave.
2.Shkëlqimi dhe glamuri janë dy elementet kryesore që shoqërojnë festën e fundvitit, prandaj një fustan me temina që është edhe shumë në trend kohët e fundit do të ishte zgjedhja ideale për ju sot.
3.Nuk keni shumë kohë të mendoheni? Atëherë rrëmbeni fustanin tuaj ngjyrë të zi që mund të keni në garderobë. Ngjyra e zezë do të na nxjerrë gjithmonë nga situata kur të mos dimë se çfarë të veshim, po përpos kësaj një fustan i zi është gjithmonë një ide e mirë dhe do dukemi bukur dhe plot stil.
4.Po jo vetëm fustan të zi, por pse jo një kostum që ka qenë kryefjala për vitin 2018? Edhe pse karakterizohet më shumë si veshje mashkullore, tek një femër thekson bukurinë dhe elegancën e saj.
5.Një jumpsuit i zi mund të ishte gjithashtu një veshje chic për të gjithë ju.
6.Nëse do të pyesim se cili ka qenë trendi që ka dominuar gjatë vitit 2018,të gjithë një zëri do të përgjigjeshim: printimet e kafshëve. Prandaj mund ta konsideroni një fustan me print leopardi dhe jo vetëm, por natën e vitit të ri ku do të jeni në një hap me trendet e fundit./intv.al/
Punoi: I.M