INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 viktima nga CORONAVIRUS në Shqipëri, ndërron jetë 71-vjeçarja nga Tirana!

6 viktima nga CORONAVIRUS në Shqipëri, ndërron jetë 71-vjeçarja nga Tirana!

Publikuar më: 11:28 26-03-2020

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Që nga nisja e epidemisë më 9 mars, Shqipëria regjistron 146 persona të konfirmuar me koronavirus, 6 viktima dhe 17 persona të shëruar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive në gjithë vendin është:

Tiranë 83 qytetarë
Durrës 9 qytetarë
Lushnje 4 qytetarë
Elbasan 3 qytetarë
Fier 14 qytetarë
Rrogozhinë 2 qytetarë
Kavajë 4 qytetarë
Korcë 11 qytetarë
Vlorë 5 qytetarë
Shkodër 3 qytetarë
Lezhe 4 qytetarë
Berat 1 qytetarë
Has 2 qytetarë
Krujë 1 qytetar

Shkon në 174 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, ndërkohë që në hartën e të infektuarve është shtuar edhe qyteti i Tropojës.

Katër fëmijë janë prekur në koronavirus në Shqipëri, si rezultat i kontaktit me rastet pozitive. Plot 28 raste të reja janë shtuar në 24 orët e fundit, kur edhe janë realizuar 103 testime.

“Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 103 testime. Deri në këto momente testuar 1144 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë”, tha në një njoftim ministria.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779