INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

6-vjeçari afgan nuk i ndahet Messit as në fushën e lojës

Publikuar më: 09:59 14-12-2016

A e mbani mend djaloshin afgan që improvizonte me çtë mundtte, vetëm e vetëm të ngjasonte me ishullin e tij, Lionel Messi?! Ai quhet Murtaza Ahmadi, 6 vjeç. Në ndeshjen miqësore që Barcelona

dhe Al Ahli zhvilluan në Doha, autoritetet ishin kujdesur që ëndrra e vogëlushit të bëhej realitet, pasi më në fund 6-vjeçari takoi Messin. Në video vihet re dëshira e Murtazës për të mos u larguar nga ylli argjentinas, por i detyruar për të nisur ndeshjen, gjyqtari bën një gjest që rrallë herë jemi mësuar t’a shikojmë. Më herët foto e vogëlushit afgan bëri xhiron e botës. I veshur me një qese plastike me vija të bardha dhe bojëqielli, ngjyra të cilat simbolizonin fanellën e Argjentinës, 6-vjeçari pas afro 1 viti arriti të takohet me idhullin e tij, Leo Messin.

Article Logic
Execution time: 0.0038049221038818