Ndoshta asnjëri nga ata nuk e kishte menduar se pjesëmarrja në X-Factor do ti bënte kaq të famshëm. Edhe pse konkuruan si këngëtarë solo, juria e këtij kompeticioni para 6 vitesh formoi një ndër grupet më të dashur, pikërisht One Direction. Ishte Zayn Malik ai që u largua i pari, ndërsa më pas grupi u shpërbë dhe këngëtarët nisën karrierën duke kënduar vetëm. Mirëpo Harry Styles, Louis Tomlison dhe Niall Horran, e mbanin mend shumë mirë datën e krijimit të 1D, dhe menjeherë, postuan mesazhe për të falënderuar fansat, për mbështetjen dhe besnikërinë e tyre. Ajo çfarë bie në sy, është se mungon falenderimi i Liam Payne, i cili sapo ka firmosur një kontratë solo me një kompani muzikore britanike. I çuditshëm ky reagim nga Liam, pasi ai para disa ditësh vendosi si “Cover” në Facebook, një foto me One Direction. Atë që se bëri Payne, e bëri Niall Horran, dy herë madje, duke postuar 2 mesazhe në Twitter.
6 years . wow ! As Louis touched in his message , each one of you have played in a part in changing lives..
— Niall Horan (@NiallOfficial) July 23, 2016
You are the best fans in the world as you know . . Thank you so much for everything so far.
— Niall Horan (@NiallOfficial) July 23, 2016
Louis, zgjodhi të postonte një video mesazh.
Louis has a message for you! #6YearsOf1D pic.twitter.com/uslf7Eglck
— One Direction (@onedirection) July 23, 2016
Mesa duket Harry po priste gjatë për ditëlindjen e 6-të të 1D pasi kishte 1 muaj që nuk bënte një postim në Twitter.
Six years. I have no idea how to say thank you for all your support. For everything you are, and everything you've done, thank you. H
— Harry Styles. (@Harry_Styles) July 23, 2016
Urime One Direction, edhe ne shpresojmë që të ribashkoheni!