INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 ‘zakone’ të këqija që ne i kemi pjesë të përditshmërisë sonë, por që duhet t’i ndryshojmë MENJËHERË!

6 ‘zakone’ të këqija që ne i kemi pjesë të përditshmërisë sonë, por që duhet t’i ndryshojmë MENJËHERË!

Publikuar më: 15:48 06-05-2018

Ndodh që shpeshherë gjendemi të mërzitur dhe të lodhur por nuk dimë arsyen. Studimet kanë treguar se pikërisht shkaku ndodhet tek ato gjëra që ne i kemi injoruar. Rutina dhe përditshmëria që ne kemi ndërtuar për veten ka gjithmonë fuqinë që të ndikojë tek ne pozitivisht apo dhe negativisht. Ajo që ne duhet të kuptojmë është që ne e kemi në dorë për të ndryshuar dhe përmirësuar cilësinë e jetës sonë duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tonë duke filluar që nga ndryshimi i mënyrës sonë të të menduarit.

IN Tv po liston për ju disa ‘zakone’ të këqija që ne i kemi pjesë të përditshmërisë sonë, por që duhet t’i ndryshojmë menjëherë:

 

1. Mos neglizho rregullin e ujit

Ju me siguri keni dëgjuar për rëndësinë që ka uji në trupin tonë. Në mëngjes, trupi jonë është dehidratuar pas 6-8 orëve të gjumit i cili çon në një ndjenjë të lodhur. Të pish një gotë ujë sapo ke hapur sytë në mëngjes ju siguron më shumë energji.

21771860-2217810-707873-0-1523296173-1523296177-1500-1-1523296177-650-5b37330cc7-1523527010.jpg

 

 

2. Ndryshoni rutinën e kafes

Le të themi disa fjalë në favor të kësaj substance hyjnore, por shumë të debatueshme. Studimet kanë treguar se kafja është e dobishme për trurin tonë dhe është përgjegjëse për funksionimin e kujtesës, rrit shpejtësinë e reagimit dhe ndihmon neuronet të punojnë më shpejt. Pra le të pimë kafe, por në një mënyrë më të moderuar, ku të mos kthehet në varësi.

21771810-2219910-707873-2-0-1523296579-1523296583-1500-1-1523296583-650-693bf1753c-1523527010.jpg

 

 

 

3.Detyrimet e ditës prioritet që në fillim të saj

Të gjithë ne kemi një listë të gjërave që duhet të bëjmë me patjetër dhe kur i kujtojmë ‘na zë koka’, por mos i neglizhoni. Ato gjëra duhet të bëhen dhe konsiderojini që t’i bëni që në mëngjes herët. Pra jepini prioritet që të hiqni një detyrim që keni gjatë ditësm, pasi edhe ju do të ndiheni më mirë.

21771360-2220060-707873-3-0-1523296828-1523296835-1500-1-1523296835-650-ecf742a465-1523527010.jpg

 

4. Buzëqeshni sa më shumë

Ndoshta kjo fjali tani për ju është një klishe dhe super e dëgjuar, por është një ndër gjërat më të rëndësishme që duhet të bëjmë gjatë ditës sonë. Sipas studimeve, gjendja jonë emocionale përmirësohet ndjeshëm kur ne buzëqeshim edhe nëse kjo buzëqeshje është artificiale. Buzëqeshja ndikon në prodhimin e endorfinës në trurin tonë dhe gjaku pastaj i transferon ato nëpër tërë trupin.

21771710-2230060-707937-0-1523298625-1523298641-1500-1-1523298641-650-da156dba6d-1523527010.jpg

 

 

5.‘Skano’ mendimet e tua

Negativiteti është praktikisht kudo. Hapësirat tona sociale janë plot me ngjarje shqetësuese, përvoja negative dhe mendime të bezdisshme, por ato mund të shndërrohen në mendime që ndikojnë negativisht tek ne, vetëm nëse ne i lejojmë. Sa herë që një mendim po rrotullohet tek mendja juaj, skanojeni atë për të parë nëse është e dobishme, pozitive apo e pavlerë.

21771510-2234660-707937-5-0-1523300144-1523300151-1500-1-1523300151-650-36fb3ab9b2-1523527010.jpg

 

 

6. Merrni sa më shumë Vitaminë D

Hulumtimet tregojnë se lloje të ndryshme të depresionit, çrregullimet emocionale dhe pagjumësia mund të jenë pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së vitaminës D. Kur sytë shohin diellin, trupat tanë fillojnë të prodhojnë serotonin, hormonin e lumturisë. Vitamina D në gjak është shumë e rëndësishme për aftësinë e trupit tonë për t'i rezistuar sëmundjeve fizike dhe mendore. Është shumë e rëndësishme të ndihmojmë trupat tanë dhe të sigurohemi që të marrim mjaft nga kjo vitaminë. Konsultohuni me një mjek dhe filloni të merrni dozën tuaj të përditshme të diellit për të ndihmuar trupin tuaj të jetë aq i lumtur sa të jetë e mundur.

21771660-2232160-707937-2-0-1523299141-1523299144-1500-1-1523299144-650-e4bbee4006-1523527010.jpg

Përshtati: Irini Meçe.

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994